Sonte te 'Piranjat'/ Intervista ekskluzive me dëshmitarin e munguar të SPAK për inceneratorët

20:04, 07/04/2023
A+ Aa A-

'Piranjat' udhëtuan në Dubai për të intervistuar ekskluzivisht biznesmenin italian të inceneratorëve, Gabriele Tarroni. 

Gazetari Bledian Koka ka realizuar një bisedë me të. 

Kjo intervistë vjen pas tronditjes që shkaktuan në radhët e mazhorancës deklaratat e Tarronit një javë më parë po te "Piranjat" kur akuzoi Erion Veliajn si pjesë të aferës së inceneratorëve dhe lidhjet e tij me iranianët, që sipas italianit, investuan për djegësin.

Pas kësaj interviste, Erion Veliaj përmes përfaqësuesve të tij ligjorë njoftoi se do të depozitonte në gjykatë padi për shpifje ndaj Piranjave dhe gazetarit Bledian Koka. 

Kërcënimeve të Veliajt është biznesmeni italian që u përgjigjet me dëshminë e tij nga Dubai, duke mos hequr asnjë presje nga ato që deklaroi fillimisht. 

Pjesë nga intervista

Biznesmeni italian: Quhem Gabriele Tarroni. Jetoj prej më shumë se 20 vitesh në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Bledian Koka: Në telefon na ke thënë që ti njeh Erion Veliajn...

Gabriele Tarroni: E kam takuar dy herë. 

Intervistën e plotë do ta ndiqni në programin investigativ "Piranjat" prej orës 20:45, në Syri Tv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco