‘Vetëm Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori kanë dalë nga arbitrazhi, pasojat ishin katastrofike’

‘Vetëm Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori kanë dalë nga arbitrazhi, pasojat ishin katastrofike’

19:44, 07/04/2023
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Paralajmërimi i kryeministrit se Shqipëria mund të dalë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit ICSID, e bën Shqipërinë vendin e katërt në botë, që tërhiqet nga traktati ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve. Tre vendet e mëparshme janë Bolivia, Venezuela dhe Ekuadori. Ky i fundit ka një histori mjaft interesante, që do e shohim më poshtë. Paralelisht janë dhe disa vende të tjera, të cilat nuk e kanë nënshkruar fare traktatin si Rusia apo Brazili.

Shqipëria është anëtare e konventës ICSID prej 32 vitesh. Marrëveshja është nënshkruar në tetor 1991 dhe ka hyrë në fuqi një muaj më pas.

Tani të kthehemi te konflikti me Beketin.

Nga ana ligjore, për çështjen Beketi, Shqipëria është dënuar për shkelje të Traktatit Dypalësh të Investimeve me Italinë, një marrëveshje që ka hyrë në fuqi zyrtarisht në vitin 1996.

Në traktat, dy vendet angazhohen të mbrojnë investimet e ndërsjella, dhe në rast mosmarrëveshjesh, njohin juridiksionin e Gjykatave Ndërkombëtare të Arbitrazhit, përfshirë atë të ICSID. Aktualisht Shqipëria ka Traktate Dypalëshe Investimesh me 45 vende. I fundit që ka hyre në fuqi është ai me Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2017.

Çfarë ndodh nëse qeveria e tërheq Shqipërinë nga traktati i Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve? Një përgjigje mund të vijë nga Ekuadori.

Që pas daljes nga traktati i ICSID në vitin 2018, Ekuadori ka qenë gjithmonë vendi me investimet e huaja më të ulëta ndaj GDP-së ndër të gjitha vendet e Amerikës Latine. Në 10 vitet që pasuan, investimet e huaja direkte nuk e arritën asnjëherë nivelin e para daljes nga ICSID.

Së dyti, dalja nga traktati ndërkombëtar për mbrojtjen e investimeve rrit riskun e një vendi në sytë e investitorëve të huaj. Më pak investime të huaja, kosto më të larta borxhi dhe një tjetër shqetësim janë kufizimet që mund të vijnë në përdorimin e sistemeve globale të pagesave.

Dhe një gjë në fund. Dalja nga ICSID ka fuqi vetëm për paditë që bëhen pas datës së daljes. Ato që janë bërë më parë, vazhdojnë shqyrtohen. Ligji nuk fuqi prapavepruese. Kështu që me Becketin tani beteja zhvendoset në Belgjikë. Aty ku milionat e Albcontrol, qëndrojnë të bllokuara prej 2 vite e gjysmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco