Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

KAFE SHQETO/ Skema e buxhetit për fermerët shqiptarë, një tjetër dështim i qeverisë Rama

10:42, 07/04/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Politikave Bujqësore në Partinë Demokratike, Gjokë Vuksani, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Televizion ku ka komentuar skemën e buxhetit për mbështetjen e fermerëve, i hartuar nga qeveria, ku duket se është një tjetër dështim i shtetit në disa aspekte.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio: Buxheti çdo vit për shkak të inflacionit, apo rritjes ekonomike ka gjithmonë lekë më shumë, kjo që ka ndodhur me bujqësinë shqiptare në vitin e ‘Ballkanit të hapur; ku në do të konkurrojmë Serbinë/ Maqedoninë ne kemi gati 20 miliardë më pak, ka ndonjë shifër tjetër?

Gjokë Vuksani: "Në qoftë se e keni dëgjuar dje kryetarin e opozitës dha një premtim dhe tha: Ne do ta rrisim buxhetin në nivelin e vendeve të rajonit, pra që duket një premtim aq modest sa nuk ke ku të thuash më modest.

Pra në jemi gati 3- 4 herë, deri në 5 herë më pak se vendet e rajonit pra që ta nisim te krahasimi.

Ne jemi afërsisht 27-28 milion euro mbështetje në vit fermerëve shqiptarë. Kosova e ka nxjerrë udhëzimin nja dy a tre muaj para nesh dhe mbështesin afërsisht 100 milion euro me pagesa direkte, përveç pagesave të tjera indirekte që ka Kosova.

Ndërsa Maqedonia, që është shumë herë më e vogël edhe si bujqësi edhe si buxhet sesa Shqipëria, mbështet me 150 milion euro".

Flavio: Ku i gjejnë këto lekë?

Gjokë Vuksani: "I marrin nga buxheti i shtetit, është shumë e thjeshtë. Nuk ke nga ti marrësh tjetër përveç se nga buxheti i shtetit dhe po të bëjmë një krahasim që ta nisim nga koka dhe pastaj të vijmë te teknikët, po të bëj një krahasim tjetër më shumë seç jep bujqësia në Shqipëri nuk jep në asnjë vend tjetër të rajonit pa fol për Evropën. Pra bujqësia shqiptare jep rreth 20% dhe merr mbrapsht vetëm 1.5%".

Ola: Si është e mundur kjo?

Gjokë Vuksani: "Ta them fjalën e parë që më vjen në mendje, duket sikur këta e urrejnë bujqësinë dhe fshatin qëkur i shohin ata njerëz që punojnë fshatin si njerëz të parëndësishëm, si njerëz të dorës së dytë, që nuk kanë gojë dhe nuk kanë zë.

Prandaj shpesh-herë në profesionistët që punojmë në fushën e bujqësisë mundohemi që të bëhemi zëri i tyre, që të artikulojmë ndoshta ato që nuk mund t’i artikulojnë ose nuk janë të organizuar për t’i artikuluar si duhet". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco