Berisha dhe Sinamati respektojnë kodin e nderit me kundërshtarin në Kukës

Berisha dhe Sinamati respektojnë kodin e nderit me kundërshtarin në Kukës

10:45, 07/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi ditën e djeshme kandidatin demokrat të dalë nga primaret për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, i cili do garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë takimit me mbështetësit demokratë në Kukës, si kreu i PD-së Sali Berisha ashtu edhe kandidati Admir Sinamati, respektuan kodin e nderit, duke mos e përmendur kryebashkiakun Safet Gjici në respekt të zisë familjare pasi ka humbur të vëllanë.  

Ky zakon dhe gjest burrëro i respektuar nga Berisha dhe Sinamati, tregon edhe njëherë tjetër se fisnikëria dhe humanizmi janë vlera të pazëvendësueshme në karakterin e burrave të malësisë dhe demokratëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco