'Kurti i fiton - Rama i humb arbitrazhet'/ Meta: Shtet i kapur!

'Kurti i fiton - Rama i humb arbitrazhet'/ Meta: Shtet i kapur!

09:40, 07/04/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i PL, e ka marrë sërish si shembull për krahasim Kosovën dhe qeverinë e saj, për përpjekjet që po bën për shtetin dhe së fundmi, për një fitore të tretë radhazi të qeverisë së Albin Kurtit në gjykatat ndërkombëtare përkundër humbjeve të rregullta me gjoba qindra milionë euro të qeverisë së Edi Ramës. Këtë situatë Meta e ka përmbledhur shkurt si “kapje e shtetit” në shënimin me të njëjtin titull në FB:

“Qeveria e Kosovës fiton përsëri në arbitrazh ndërkombëtar për herë të tretë radhazi brenda vitit duke mbrojtur interesin publik dhe duke dëshmuar se në vendimet e saj udhëhiqet vetëm nga Ligji dhe e Drejta.

Ndërsa Qeveria e Ramës vetëm humbet në arbitrazhet ndërkombëtare duke shkaktuar dëme kolosale për qytetarët shqiptarë dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e vendit si një shtet i së drejtës dhe respektimit të ligjit.

Kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish dhe gënjeshtarësh që duan të asgjësojnë fjalën e lirë dhe konkurrencën për të monopolizuar gjithçka në interes të kësaj pakice uzurpatore dhe në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të pafre.

Ndaj 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin. Bashkë fitojmë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco