Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Boçi tregon çfarë i kërkoi sot Nebiu për komunitetin rom të Elbasanit

Boçi tregon çfarë i kërkoi sot Nebiu për komunitetin rom të Elbasanit

09:12, 07/04/2023
A+ Aa A-

Luçiano Boçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, ka dëgjuar me vëmendje këtë mëngjes, duke pirë kafe, një zotëri të moshuar të komunitetit rom. Ai ka bërë një shënim në Fb ku tregon se i ka bërë një premtim Nebiut, që duhet ta mbajë kur të vijë në krye të bashkisë së Elbasanit.

"Nebiu flet pak por të imponon respekt dhe dëshirë për ta dëgjuar. Është një prej qytetarëve më të nderuar të komunitetit rom në Elbasan, - shkruan kandidati i opozitës në Fb. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e këtij komuniteti, pushteti vendor i ka trajtuar si "numra të sigurt" në kalkulimet elektorale, duke i marrë dinjitetin herë me qese me ndihma dhe herë me zarfa parash korrupsioni.

Nebiu më kërkoi që ai dhe përfaqësuesit e komunitetit rom të mos e kenë derën e Bashkisë të mbyllur siç e kanë pasur në gjithë këto vite. Si një zotëri i vërtetë kërkoi që vuajtjet dhe sakrificat e panumërta që ka kaluar ai dhe moshatarët e tij, të mos vijnë si një trashëgimi e keqe tek fëmijët dhe nipërit e mbesat që janë lindur dhe po rriten në Elbasan.

Zotimi im është se arsimimi dhe punësimi do të jetë çelësi i integrimit të plotë të gjithë komunitetit rom në qytetin e Elbasanit", theksoi Luçiano Boçi.

ImageImage

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco