Ylli Rakipi 'masakron' Roland Bejkon: Jeni një bandë që do ta çoni PD-në 3%. Po të shfrytëzojnë Basha dhe Alibeaj!

Ylli Rakipi 'masakron' Roland Bejkon: Jeni një bandë që do ta çoni PD-në 3%. Po të shfrytëzojnë Basha dhe Alibeaj!

23:06, 06/04/2023
A+ Aa A-

Roland Bejko, kandidati i Enkelejd Alibeajt për bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" me gazetarin Ylli Rakipi, ku ka debatuar ashpër me të ftuarit. 

Ylli Rakipi e ka quajtur grupin Alibeaj, "një bandë", që do ta çojë Partinë Demokratike në kuota minimale, ndërkohë që Bejkon e cilësoi si një kandidat që po përdoret nga Basha dhe Alibeaj. 

Debati në studio: 

Ylli Rakipi: Ju jeni një bandë që doni në 2025 të shkoni në zgjdhje për të marrë 3%.

Roland Bejko: Tërhiqe atë fjalën bandë! 

Ylli Rakipi: Unë ashtu mendoj! 

Roland Bejko: Unë nuk kam lidhje ma bandën.

Ylli Rakipi: Pikërisht për këtë po të shfrytëzojnë. Do ta shikosh në datën 15. Hajde këtu po të jesh burrë në datën 15.

Roland Bejko: Nuk është e keqja ime...

Ylli Rakipi: Po kështu e tërheq menderen ti? Pse hyn në zgjedhje ti pra? 

Roland Bejko: Po them sikur të ndodhë kështu.

Ylli Rakipi: Unë e mbyll emisionin nëse ti do të kesh sukses në zgjedhje. Ti je më keq se Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj.

Roland Bejko: Jam në të drejtën time.

Ylli Rakipi: Je më keq akoma.

Roland Bejko: Ti e shpërdoron respektin.

Ylli Rakipi: Ti u bëre arrogant

Roland Bejko: Ti bandë nuk mund të më thuash.

Ylli Rakipi: Ty të marrin për të fshehur bandën.

Roland Bejko: Bandë është ai që është shpallur non grata nga Britania e Madhe për lidhje me bandat dhe nga SHBA për korrupsion.

Ylli Rakipi: Po bandë është ai, bandë e madhe. Ti je bandë e papërfillshme.

Roland Bejko: Unë besoj se po të reagojë fryma e mirë e këtij populli, merr fund ajo banda.

Ylli Rakipi: Alibeu me pesë vetë, të kanë marrë dhe po të përdorin ty.

Roland Bejko: Jo nuk është kështu.

Neritan Sejamini: Ti i ke bërë një shërbim të madh PD-së, duke kandiduar, sepse PD nuk kandidon në shumë bashki. Kandidoni në Kuçovë, Dimal, Patos, Finiq, Sarandë… Janë më së shumti zona rurale. PD “euroatlantike”, që merr përsipër këtë revolucion dhe e tërheqin nëpër fshatrat e Shqipërisë. Bravo ju qoftë që po kandidoni në Tiranë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco