Akuzoi Veliajn/ Bledian Koka: Biznesmeni italian është i gatshëm të japë dëshminë mbi inceneratorët

19:44, 06/04/2023
A+ Aa A-

Biznesmeni italian Gabriele Tarroni Longinotti, në një dëshmi ekskluzive për emisionin “Piranjat” në Syri Tv hodhi akuza të forta drejt Erion Veliajt për skemën e megaskandalit të inceneratorëve. 

Gazetari që intervistoi Longinottin, Bledian Koka u shpreh në emisionin Task Force me Sonila Meçon, në Syri Tv, se biznesmeni italian është i gatshëm të japë dëshmi, por jo në Shqipëri. 

Ai thekson se Gabriele Longinotti u vetëofrua për të deklaruar ato për të cilat ai ka dijeni lidhu me aferën e djegësave. 

"Nuk po flasim me një njeri që është përgjuar, apo detyruar, por vetë është ofruar, siç e thotë në vetën e parë. Ai është i gatshëm të japë dëshminë e tij, por jo në Shqipëri. Se këtu është dënuar për një krim që sipas drejtësisë shqiptare ka ndodhur në Itali. Prishja e pazareve mes dy biznesmenëve në Itali është gjykuar dhe është dënuar në Shqipëri vetëm se llogaria bankare ka qenë këtu. Çështja për të cilën duhet të japë llogari Veliaj dhe dikur do japë, ka të bëjë pikërisht me faktin e përzierjes së tij dhe prezencën e tij në megaskandalin e inceneratorëve", tha Koka.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco