Padia e Veliajt/ Bledian Koka: Nder më të madh s'mund të ketë. T'u përgjigjet 5 pyetjeve që i kemi dërguar!

18:22, 06/04/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka foli në "Task Force" me gazetaren Sonila Meço, në Syri Tv, foli për padinë e Erion Veliajt ndaj tij dhe emisionit investigativ "Piranjat" për intervistën me biznesmenin italian Gabriele Longinotti. 

Ky i fundit akuzonte Erion Veliajn si të përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe pranonte se kishte patur takime me kryetarin e bashkisë së Tiranës. 

Pas kësaj interviste, në adresën elektronike të Veliajt mbërritën 5 pyetje nga gazetari Bledian Koka dhe emisioni "Piranjat" ku Veliaj kishte mundësinë të përgjigjej, por në vend të kësaj ngriti padi për shpifje. 

Gazetari Koka shprehet se padia e Veliajt është nder për të, ndërsa shtoi se përfaqësuesit ligjorë të kryetarit të bashkisë kanë pranuar se "Piranjat" kanë publikuar fakte nga afera e djegësave. 

"Nuk është punë gazetareske, është shërbim ndaj publikut. Këtë e kam bërë me punën time si gazetar çdo ditë, por edhe me punën time si njeri publik për aq sa janë. Të gjitha qëndrimet e mia kanë qenë kritike i cili është i orientuar drejt asaj që është i padiskutueshëm që është interesi publik. Rasti i fundit është në këtë kuadër. Po flasim për një intervistë të thjeshtë gazetareske, jo të përgjuar, se u tentuan ta fusin ta kalendat e çështjes së famshme 'Babale' që për mua ajo është një punë fantastike gazetareske, një punë shumë e rëndësishme që detyroi ministrin e Brendshëm që të dërgonte vëllanë në kokërr të burgut vetëm që e vërteta të mos shkonte deri në fund.

Në vend që të kishte drejtësi, kemi dy të hetuar, një gazetar, Jetmir Olldashi dhe deputeti Ervin Salianji. Unë e kam thënë që në fillim kur u bë publikimi i padisë nga ana e përfaqësuesit ligjor të Veliajt, kjo për mua është medalje nderi, nder më të mëdh për një gazetar se sa ta padisë një zyrtar i lartë i pushtetit sepse ai bën punën e vet, nuk mund të ketë. Ajo që ka ndodhur me intervistën, është, askush nuk mund të thotë se s'ka lidhje me kompaninë e Alberto Presezzit që është një nga njerëzit kyç në aferën e madhe të inceneratorëve. Padia ka ardhur gjatë paradites së ditës së hënë kur unë dhe redaksia e "Piranjave" i dërguam Veliajt 5 pyetje të ndërtuara mbi bazën e deklaratave publike të bëra nga Gabriele Longinotti, i cili deklarohet mashtrues nga Veliaj sepse nuk pres që ta trajtojë njeri të vërtetë, por Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm dhe pas këtij vendimi është shteti shqiptar që ka vendosur ta shpallë në mënyrë të çuditshme "non grata"", tha ai. 

Gazetari Koka paralajmëroi se Syri Tv do të publikojë brenda kësaj jave fakte të reja nga skandali i inceneratorëve.  

"Unë mendoj që sërish do kemi diçka brenda kësaj jave. Por e rëndësishme është që kemi 5 pyetje publike drejtuar Veliajt, për deklarata, pavarësisht procesit, ne nuk morëm reagim zyrtar, por morëm padi penale për trillim të fakteve, ka një shprehje trillim i faktit, kjo në vetëvete, pra juristi i Veliajt pranon që ka një fakt. Por padia duket që është intimiduese qoftë ndaj Piranjave, qoftë ndaj Bledian Kokës. E vetmja gjë që kanë në dorë me delirin që kontrollojnë sistemin e drejtësisë për të intimiduar Piranjat dhe mua. Kur pamë depozitimin zyrtar të padisë kanë hequr Syri Tv dhe kanë lënë mua, emisionin Piranjat dhe producentin Vojo Bregu dhe deklaratat e italianit", shtoi ai.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco