Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

'SPAK të hetojë Ramën dhe Engjëll Agaçin'/ Manjani: Fatura për Becchettin mund të rritet!

17:36, 06/04/2023
A+ Aa A-

Ylli Manjani deklaron se pas humbjes së Shqipërisë në arbitrazh dhe 110 mln eurot që do t'i paguhen nga buxheti i shtetit biznesmenit italian, Francesco Becchetti, SPAK duhet të nisë hetimet për shpërdorim detyre.  

Ish-ministri i Drejtësisë tha për edicionin e pasdites me moderatoren Armela Ferko se hetime për shpërdorim detyre duhet të bëhen ndaj Edi Ramës, Engjëll Agaçi dhe kujtdo tjetër që është i përfshirë në çështjen e arbitrazhit.  

Ai thotë gjithashtu se fatura 110 mln euro për Becchettin mund të rritet edhe më shumë nga arbitrazhi ndërkombëtar.  

"Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale, ashtu siç është shkruar, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës sepse ka të bëjë me veprimtari, eprime dhe mosveprime që ka çuar në pasoja të rënda financiare. Dhe, ky është rasti tipik i shpërdorimit të detyrës. Nëse ka një arsye pse është shkruar shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal, është ekzakt kjo. Nuk e di kush e ka shpërdoruar detyrën Edi Rama, Engjëll Agaçi apo ndonjë tjetër, kjo është çështje që duhet ta sqarojë SPAK. Duhet ta eksplorojë SPAK ka apo jo shpërdorim detyre. 

Ne flasim për Becchettin që është mjeshtër, është njeriu i cili di të nxjerrë lek nga kjo gjë dhe kjo është një gjë që kërkon shumë vëmendje. Becchetti është një rast specifik. Për ne ishte me detyrim që të gjenim një rrugë zgjidhje, një negociatë, një rrugë alternative. Fatura mund të shkojë edhe më shumë, asgjë nuk është e ndaluar. Ne nuk e kontrollojmë dot këtë proces, është diçka që ndodh jashtë nesh. Le të marrim jo Cherie Blair, por edhe Tony Blari e Joe Biden të marrin avokat po të duan, nuk kanë çfarë t'i bëjnë", tha Manjani. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco