Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vokshi: Komisioni Hetimor për të hetuar tenderin e Portit të Durrësit mbahet peng nga Rama dhe Nikolla

17:43, 06/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e pasdites me moderatoren, Armela Ferko në Syri Tv ishte anëtarja e kryesisë dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vokshi është shprehur se tenderi i Portit të Durrësit është një vjedhje e madhe që po i bëhet pasurisë së Shqipërisë nga Rama. Vjedhje sipas saj kërkohet të mbulohet duke refuzuar dhe të drejtën kushtetuese të një komisioni hetimor për ta hetuar këtë tender.

"Është e treta në javët e fundit që kërkojmë të ngrihen komisionet hetimor për Portin e Durrësit, kërkesa që kanë marrë firmat e më shumë se 35 deputetë, gjë që e bën automatikisht të ngritur këtë komision dhe jo të mbetet në dëshirën e mazhorancës.

Kjo mazhorancë duke mos pranuar komisionin hetimor për çarterat ose çështja McGonigal që mori rreth 44 firma të deputetësh të opozitës është në shkelje të kushtetutës.

Lindita Nikolla ka për detyre bazuar në kushtetutë ngritjen e një komisioni hetimor kur ka firmat e 35 deputetëve.

Në këtë kuadër ne e konsiderojë si PD marrëveshjen e bërë për portin e Durrësit si një nga aktet më korruptive që Rama ka bërë deri më sot, e themi këtë se Rama i heq Shqipërisë të vetmin port tregtarë, duke mos i lënë asnjë porte hyrëse për Shqipërinë, Kosovën ose vendet e tjera të rajoni. Rama thotë se është një projekt zhvillimi por në vetvete është një vjedhje e madhe që po bëhet.

KE e ka konsideruar si një port strategjik për rajonin dhe miratojë 28 milionë euro për zhvillimin e portit dhe Rama e kthen në projekt ndërtimi pallatesh, apartamentesh, qendra tregtare, parkimi dhe thotë se do të ndërtohet  marina por nëse i referohemi dokumentave zyrtare Marina do të fillojë të ndërtohet në 2030.

Nëse i referohemi tabelave që dëshmojnë fazat e ndërtimit të këtij projekti, që Rama e quan projekt zhvillimi thuhet se në fazën e parë që nga miratimi projektit deri në 2029 do të ndërtohen 4 mijë apartamente, 28 mijë m2, 752 hotele mjedise tregtare dhe një marinë që është më e vogla në rajon me 280 vende për ankorimi, ky nuk është një projekt zhvillimi por është si ët gjitha projektet e tjera të thjeshta.

Ajo që po bën Rama është se po vjedh tokën e portit që është 2700 vite i vjetër dhe ja jep një investitori që thuhet se është Alabbar, që në të vërtetë është një kompani me një emër të njëjtë si Alabbar dhe ka pagur 10 mijë lek të vjetra për regjistrim në QKB.

Ne kërkojmë që kjo vjedhje e madhe të hetohet në komision parlamentar ku do të zbardhet dhe ndalet kjo vjedhje ndaj portit të rëndësishëm për rajonin". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco