Gjoba 110 mln euro për konfliktin personal të Ramës/ Pse kryeministri duhet të merret i pandehur

Gjoba 110 mln euro për konfliktin personal të Ramës/ Pse kryeministri duhet të merret i pandehur

14:38, 05/04/2023
A+ Aa A-

Ditën kur u mësua se historia e padisë së biznesmenit Françesko Beketi më në fund është vulosur dhe Shqipëria duhet të paguajë urgjent 110 milionë euro, të parët që duhej të reagonin ishin organet e drejtësisë.

Shqipëria nuk do vërdalloset më nëpër gjyqe të shtrenjta që i kanë kushtuar shqiptarëve mbi 3 milionë euro që kanë shkuar sërish jo dhe aq për avokatët sesa për blerjen e ndikimit politik për çështje që nuk kanë lidhje me rastin në fjalë.

Teksa familja Bler mbush arkat, Edi Rama bëri një reagim nga ata që vijnë prej dyshes laburiste.

Ai u mundua ta lidhte skandalin e gjobës 110 milionë euro me fushatën zgjedhore.

Por ai dhe të gjithë shqiptarët e dinë se kjo është një gjobë e ardhur pas një konflikti personal të Edi Ramës me biznesmenin italian.

Ai që flet përditë për përgjegjësi personale, tani duhet të mbajë përgjegjësi personale.

Nuk kanë pse paguajnë shqiptarët për tekat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio05/04/2023 16:11

Pershendetje , kam nje pyetje per ate qe deklaroi se : Beketi nuk do marrë kokërr leku ... ?!?!?!?... duhet t'a pyese SPAK u ; se ku w mbeshteste kete deklarate nr. 2 i Qeverisë ... turp dhe krim ndaj ketij populli ...

Shto koment

Denonco