SYRI TV/ 'Becchetti'/ Rama tenton të shmangë përgjegjësinë: Kështu ndodh para çdo fushate

14:28, 05/04/2023
A+ Aa A-

Ndërsa Gjykata e Arbitrazhit i dha formë të prerë vendimit për dëmshpërblimin me 110 milionë euro të Francesco Becchetti-t, qeveria shqiptare tregohet e vendosur që të mos njohë vendimet. Kryeministri Rama kërkoi largimin e përgjegjësive duke e lidhur me fushatën, ndërsa zv. kryeministrja Belinda Balluku shkoi edhe më tej, duke deklaruar se nuk do të njohin vendimin e Arbitrazhit, duke e cilësuar kriminel, biznesmenin italian, për të cilin Arbitrazhi theksoi se ndaj tij është kryer persekutim politik.

Nga SYRI TV

Edhe pse sot vendimi që Qeveria shqiptare duhet të dëmshpërbleje me 110 milionë euro, mori formën e prerë për persekutimin politik ndaj Francesco Becchetti-t dhe mbylljen e “Agon Channel”, kryeministri Edi Rama tenton që të shmangë përgjegjësinë për vendimin e tij dhe të Erion Veliajt:

“Para çdo fushate del që Becchetti i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln €! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë, po i mori tani! Prapë kështu do të ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”

Zv.kryeministrja Belinda Balluku shkoi edhe më tej, duke pohuar se qeveria nuk do ta njohë vendimin e Arbitrazhit ndërsa biznesmenin italian, për të cilin Gjykata ndërkombëtare Arbitrazhi e cilësoi si të persekutuar politikisht, Balluku vijoi me të njëjtën retorikë duke e cilësuar si kriminel.

Por dënimin për të cilin flet Edi Rama, gjykata e ka cilësuar nul dhe pa asnjë vlerë për drejtësinë ndërkombëtare e madje ky dënim ishte shkaku që Rama kërkoi rihapjen e procesit që në përfundim u rrëzua nga gjykata dhe vendosi t’i japë formë përfundimtare vendimit që detyron shtetin shqiptar të dëmshpërblejë biznesmenin italian Francesco Becchetti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco