Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta takim me strukturat e PL në Berat

Cejku: Shqipëria shfrytëzon 2-fishin e buxhetit të arsimit krahasuar me BE, situata jo normale

11:40, 05/04/2023
A+ Aa A-

Qemal Cejuku, ekspert i arsimit parauniversitar ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” ku është ndalur në çështjen e arsimit, konkretisht në numrin e familjeve shqiptare të cilët kanë ‘braktisur’ arsimin publik.

Cejku u shpreh se në Shqipëri ka ndodhur ky fenomen pasi ka familje që nuk besojnë tek arsimi publik, kështu që shpenzojnë dyfishin e vende të BE, për tu arsimuar në shkollat private.

Pjesë nga deklarata e tij:

Qemal Cejku: "Faktorët kryesorë tani nuk duhet të fshihemi, janë shoqëror, social, familjeve pa fëmijë kjo është pjesa kryesore që është mungesa e theksuar e shkollave.

Por kemi edhe emigrimin në familje i cili është një fenomen i zakonshëm dhe familja ikë me dy faktor, familja ikën me bashkimin familjar por mos të harrojmë që kemi edhe familje shqiptare që e braktisin Shqipërinë  përgjithmonë edhe të mos harrojmë që ky është problemi më i madh në Shqipëri.

Pra, kemi familje që nuk besojnë te arsimi në Shqipëri, tek arsimi publik dhe po t'i referohemi shifrave shqiptarët shpenzojnë shumë për arsimin, pra shpenzojnë mbi dyfishin e atyre vende te BE, që krenohet gjithë vendet e BE, por në fakt kjo nuk është një kurorë për tu mbrojtur, kjo është problematikë e madhe që kjo shifër kjo përqindje e madhe që shqiptarët harxhojnë për arsimin do të thotë që ne nuk kemi një arsim publik, një arsim normal në vendin tonë.

Pra i gjithë arsimi privat shpenzojnë shumë para, por në të vërtetë arsimi publik është shumë larg asaj se çfarë mund dhe duhet të ishim".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco