Lajmi i fundit

S’ka ‘mrekulli’ për Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Angli

Meta: Shkatërrimi i Shkodrës nga Rama është i qëllimshëm! Jam i bindur në një fitore të pastër 5:0!

Meta: Shkatërrimi i Shkodrës nga Rama është i qëllimshëm! Jam i bindur në një fitore të pastër 5:0!

11:35, 05/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PL, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim me kandidatin e opozitës për bashkinë e Koplikut, Isa Ramajn. Në fjalën që mbajti, Meta theksoi se shkatërrimi që po i  bëhet vendit, Shkodrës në veçanti nga kjo qeveri është i qëllimshëm, Megjithatë, ai shprehu besimin e fortë se opozita do të fitonte 5 me 0 në këtë qark, aq sa janë edhe bashkitë e tij. 

“Sa herë shikoj të rinj në këto anë, gëzohem dhe angazhohem shumë që të rinjtë të qëndrojnë në këtë vend të mrekullueshëm, se janë shkretuar këto anë, këto treva nga më patriotiket, - tha Meta. - Dhe nuk është rastësi braktisja e bujqësisë, e blegtorisë.

At Zef Pëllumbi thoshte se ne jemi popull blegtor, “po nuk zhvilluam ne blegtorinë, me çfarë do të zhvillohemi ne?!

Edhe në të kaluarën, me çfarë është mbajtur ky popull?! Sot është e frikshme, nuk gjen dot mish vendi dhe një pjesë të mirë e qumështit e marrin nga Serbia. Kjo është kastrofë, se atje përkrahja për bujqësinë dhe blegtorinë është shumë herë më e madhe se këtu.

Paketa e Kosovës për bujqësinë dhe blegtorinë është fantastike, kurse këtu braktisja është totalisht e qëllimshme ndaj unë besoj shumë në këtë angazhim të koalicionit tonë...

Si mund t’i heqësh Shkodrës, drejtorinë e Shërbimit Informativ?! Si mund t’i gjitha gjykatat? Si mund t’ia heqësh? Ky shkatërrim administrativ që i bëri Shkodrës nuk është rastësi, po për t’i ulur peshën, vlerën, rolin.Prandaj jam i sigurt që Shkodra, Malësia e Madhe, i gjithë qarku do të jetë në krye të kësaj fitoreje të madhe.

Demokracia në radhë të parë është lokale, është vendore. Ndaj të mos ndalojmë asnjë sekondë deri më 14 Maj për ta pasur fitoren sa më bindëse në Malësinë e Madhe dhe në gjithë qarkun e Shkodrës, se jam absolutisht o bindur që do të ketë një fitore të pastër 5 me zero se më shumë s’ka mundësi, se kaq bashki janë dhe së dyti, jam i bindur në kontributin tuaj për fitoren tonë në të gjithë Shqipërinë."

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco