Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Çfarë më ka befasuar më shumë në këtë fushatë

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Çfarë më ka befasuar më shumë në këtë fushatë

20:33, 04/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës, Belind Kelliçi, u pyet në studion e Alba Alishanit, në A2Cnn, se cila ishte gjëja që e ka befasuar më shumë nga prekja e terrenit çdo ditë.

Këlliçi tha se konstaton një realitet krejt tjetër nga ai që propagandohet nga Bashkia.

'Edhe pse kam qenelë në kontakt gjithnjë me qytetarët, u shpreh Kelliçi, nuk e kisha kuptuar në këto përmasa, se si ishte gjendja e furnizimit me ujë në Tiranë'.

Kandidati i Opozitës tha se ka shumë zona në kryeqytet që kanë vetëm 2 orë në ditë ujë.

Këlliçi tha se banorët e Tiranës, ndërkohë, e paguajnë 3 herë ujin.

Një herë paguajnë faturën e Bashkisë për një sherbim që nuk e marrin. 

Së dyti, paguajnë ujin që blejnë për të pirë dhe gatuar.

Dhe e treta, pohoi Kelliçi, është energjia që paguajnë për pompat që përdoren masivisht për të mbushur depozitat.

Më tej, kandidati i Opozitës, shtoi se në fshatrat e Tiranës është edhe më e renduar gjendja. 

Atje banorët e marrin ujin nga puset, dhe mungon edhe ai për vaditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco