SYRI TV/ Kryebashkiaku i Kuçovës fshehu dënimin, opozita i kërkon KQZ t’i ndalojë kandidimin

18:01, 04/04/2023
A+ Aa A-

Koalioni opozitar “Bashkë Fitojmë” i kërkon KQZ t'i heqë të drejtën e kandidimit në zgjedhjet e 14 majir, kandidatit të PS në Kuçovë, Kreshnik Hajdari i cili ka fshehur dënimin në Greqi formularin e dekriminalizimit. Po ashtu opozita kërkon edhe nga Prokuroria e Pergjithshme, që të nis hetimin penal ndaj Hajdarit.

SYRI TV

Koalicioni opozitar "Bashkë Fitojmë" i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku kërkon ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit, kandidatit socialist për bashkinë e Kuçovës, pasi ka fshehur dënimin në Greqi në formularin dekriminalizmit. 

Opozita i kërkon Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të bëjë verfikimet e nevojshjme dhe t'i ndalojë Hajdarit të drejtën për të rikandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit, ose të largohet nga funksioni publik.

Në kërkesë, merret si referencë ligji nr. 38/2015 si vendimi nr 17/2016 i Kuvendit të Shqipërisë, ku theksohet se subjektet zgjedhore kanë detyrim të deklarojnë çdo informacion lidhur me gjeneralitet e tyre aktuale dhe të mëparshme, përfishrë rekordet kriminale.

"Në kuadër të zbatimit të vendimit nr 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, informacioni i bërë publik dhe i disponuar nga ana jonë, krijon bindjen se funksionari ka shkelur dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me zbatimin e drejtë, dhe frymën me të cilën funksionon ligji. Për sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, si autoritet i ngarkuar nga ligji, që pasi të bëni verifikimet e nevojshme lidhur me pastërtinë e figurës së Kreshnik Hajdarit, të deklaroni se ky i fundit është në kushtet e ndalimit e zgjedhjes ose emërimit, apo largimit nga funksioni publik".

Kërkesa e opozitës

Kërkesën koalicioni opozitar ia ka dërguar edhe Prokurorisë së Përgjithshme për të nisur hetimin penal ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari. 

Kjo kërkesë vjen pas publikimit të dënimit të formës së prerë që Kreshnik Hajdari ka marrë në greqi për veprën penale e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularët e dekriminalizimit as në marrjen e mandatit të parë, por as në formularin e dorëzuar ditët e fundit për rikandidim, duke rrezikuar kështu shkarkimin nga detyra apo mosmarrjen e një mandati tjetër nëse del fitues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco