Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Salianji-Felajt: Shpifëse! Keni emëruar prokurorë familjarët tuaj, pa vetting - për të kontrolluar drejtësinë!

14:14, 04/04/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka debatuar ashpër me deputeten socialiste Ermonela Felaj në lidhje me emërime nepotike në ‘drejtësinë e re të reformuar’, duke i kujtuar kësaj të fundit se ka punësuar të gjithë familjarët prokurorë.

Sipas Salianjit, familjarë të zonjës Felaj janë emëruar në mënyrë ekstra ligjore si prokurorë por duke evituar procesin e vetingut si të gjithë prokurorët e tjerë.

Gjithashtu Salianji i kujtoi Felajt se është një shpifëse e certifikuar pasi është dënuar minimalisht 8 herë për shpifje kur ishte në opozitë.

Salianji: Ju keni punësuar të gjithë familjarët prokurorë. Gjysma e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë janë familjarë tuajët zonja Felaj. Dhe kjo është influenca dhe nëse ne bëjmë një denoncim, punësohen pa veting. Kur të bëni veting ju hajde më thuaj mua për konflikt personal. Kalon pa veting prandaj jeni në konflikt personal. Të vij të bëj ventingun të kalojë si të gjithë prokurorët e tjerë kur të bëjmë denoncimin ne për këta patronazhsitët dhe të mos e mbyllë dhe ja ku është dhe Babaramo si gazetar që ju keni ndikuar politikisht te prokuroria. Prokurori që bën hetim ndaj medias dhe jo hetim ndaj patronazhistëve, jeni ju. Çfara drejtësie është kjo? Drejtësi është kjo? Partia Socialiste nëpërmjet deputetes së saj heton gazetarët, mua që denoncoj dhe kjo nuk është drejtësi.

Për njerëz të familjes tuaj të cilët kalojnë pa veting ndryshe nga të gjithë prokurorët në Shqipëri. Ky është diskutimi. A ka mundësi që ai prokurori dhe ajo prokurorja që janë të tutë...Nuk emërohet dot pa veting dhe është bërë një shkelje ligji duke emëruar për ta kontrolluar drejtësinë politikisht.

Ju jeni rasti tipik se si drejtësia është kapur nga të gjitha familjarët e Partisë Socialiste.

Je dënuar minimalisht 8 herë për shpifje kur ishe në opozitë dhe je një shpifëse e certifikuar siç po bën dhe tani. Ky është rast se si është kapur drejtësia. Këta do ti çojnë zyrtarët e PS para drejtësisë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EO04/04/2023 19:44

Ia the çfarë meriton! Duhet pak delikatesë..punë gjinie... p.sh. llaxojë..apo dhe kjo e rëndë!!! Ajo meriton t'i thuhet shumëëë më shumë (përfytyro që nuk ia dilte edhe edrama, e tha vetë në komision km-ja).

Shto koment

Denonco