Lajmi i fundit

Hamasi nis një sulm të madh me raketa mbi Tel Aviv, bien sirenat e alarmit

KAFE SHQETO/ 'Ballkani i Hapur', fati i Shqipërisë si ai i Ukrainës? Flet Tritan Shehu

11:19, 04/04/2023
A+ Aa A-

Në konferencën për shtyp, menjëherë pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve sa i përket çështjes së ‘Ballkanit të Hapur’ kryeministri Edi Rama, ka thënë se marrëveshjet mes Shqipërisë e Serbisë nuk kanë kthim prapa.

Sakaq Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina qëndruan skeptike rreth kësaj nisme.

Tritan Shehu, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto” në Syri Televizion ku ka komentuar nënshkrimin e pesë marrëveshjeve sa i takon çështjes së 'Ballkanit të Hapur'.

Pjesë nga deklarata e tij:

Flavio:  Kosova dhe Shqipëria kanë një cv goxha të pasur të prodhimit të verës, a është kjo një strategji e duhur tek komisioni i prodhimtarisë?

Tritan Shehu:“Shiko, çështja e ‘Ballkanit të Hapur’ unë e kam thënë politikisht qëndron por edhe ekonomikisht është një dëm për Shqipërinë, sepse heqja e tarifave doganore pa kompensuar dëmin ekonomik, padyshim që krijon një problem të madh dhe ka filluar që tani  të ndihen efektet e mëdha shkatërruese  mbi ta, mbi fermerët shqiptarë, bujqit shqiptarë apo prodhuesit e vegjël shqiptarë. Sepse Serbia ka kompensimin, ka  subvencionet për bujqësinë shumë herë më të larta se sa Shqipëria që pothuajse nuk ka fare. 

Maqedonia po kështu. Pra ne futemi në një treg të pabarabartë i cili realisht shkatërron prodhimin vendas, prandaj edhe procesi i Berlinit ka miliarda euro pikërisht për të kompensuar dëmin nga heqja e tarifave doganore që krijohet per vende të cilat nuk kanë ato subvencione apo kosto që mund të ketë Serbia, prandaj ky është elementi tjetër dhe futjen në këtë lojë qoftë prodhimin e verës, qoftë në prodhimet e tjera, në prodhimet bujqësore, qoftë në prodhimet blegtorale, apo artizanatit të vogël padyshim që dëmton dhe godet rëndë ekonominë shqiptare, duke shkatërruar prodhimin, duke krijuar papunësi dhe duke shtuar varfërinë.

Pra, në këtë mënyrë realizohet ajo që është një nga elementet kryesorë të qëllimit të ‘Ballkanit të hapur’, hegjemonia e ekonomisë serbe në rajon, që padyshim shoqërohet nga hegjemonia e politikës serbe në rajon".

Klea Sula/ SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco