Berisha: SKAPI - seksion i Partisë Socialiste, e konfirmoi Dumani dy ditë më parë

Berisha: SKAPI - seksion i Partisë Socialiste, e konfirmoi Dumani dy ditë më parë

12:17, 03/04/2023
A+ Aa A-

“Jam sot para jush për t’u deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste, një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve, monstruoze të qeveritarëve shqiptarëve, të organizatës kriminale që  kryesohet nga Edi Rama"- deklaroi sot, lideri i opozitës, Sali Berisha, para mediave.

"Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte dhe qëndrime dhe fakte të pakundërshtueshme të këtij institucioni, - theksoi Berisha, - por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani, për dy nga çështjet më tronditëse, më themelore, të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e inceneratorëve dhe problemin e Watergate të shekullit XXI, problemit Rama-McGongigal.

Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve, 420 milionë euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë.

Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, "komisari politik" i SKAP-it, si një sipërmarrje që "nuk i dihen" pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra e mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz, i cili ka në krye Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, dhe disa emra të tjerë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco