Vasili: Opozita e ka ofruar zgjidhjen konkrete, sa më shpejt të shpëtojmë nga duart e grabitqarëve!

19:37, 01/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur optimist përsa i përket fitores së opozitës në 14 maj.

Në një lidhje direkte për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Vasili është shprehur se fushata opozitare po shpalos zgjidhje konkrete të nivelit shoqëror dhe vetë qytetarët ndihen optimistë për zgjidhjen e problemeve shumë të mëdha të tyre, ndaj do të votojnë ndryshimin.

Numri dy i PL thotë se opozita ka ofruar gjithashtu zgjidhje konkrete për bashkinë e Tiranës me kandidatin Belind Këlliçi për të bërë ndryshimin në 14 maj.   

"Nuk ekziston një fushatë nga ana e mazhorancës se nuk kanë çfarë të tregojnë, por nga ana e opozitës i besoj se është një fushatë e jashtëzakonshme, qoftë në pikëpamje të përmbajtjes së saj, ashtu edhe të mënyrës së komunikimit. Duket qartë që ka shpalosur zgjidhje konkrete, zgjidhje të rëndësishme, përsa i takon nivelit shoqëror dhe njëherazi ka ngjallur një nivel komunikimi për një mori të madhe të mijëra qytetarë të nënvlerësuar, të përbuzur, të lënë në harresë, të cilët kishin humbur çdo lloj kontakti për të cilët pushteti lokal, pra, bashkia e Tiranës bashkë me kryetarin e saj nuk ekzistonin. Padyshim po ecet drejtë një fitoreje  shumë të thellë, dhe që më së fundi të gjithë qytetarët kanë filluar të jenë shumë më optimist  sepse zgjidhje të mëdha për problemet e tyre shumë kritike ka, forcat politike të duhura, serioze më lidërshime vërtetë shumë të vendosura ekzistojnë, siç është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, dhe në fund të fundit kanë të qartë të gjithë që nuk kemi pesimizëm sepse zgjidhjen e kemi, pra ndryshimi është shumë afër, 14 maji është shumë afër dhe po vjen", theksoi Vasili.

Gjithashtu, Vasila tha se gjendja në të cilën po trajtohen qytetarët ia ka kaluar shumë herë edhe momenteve të diktaturës. 

Ai tha se Tirana duhet të çlirohet nga duart e shkatërrimtarëve.

"Duhet patjetër, jo thjeshtë të fitojmë Tiranën por ta çlirojmë Tiranën nga duart e grabitqarëve dhe hajdutëve më të mëdhenj dhe shkatërrimtar, më të mëdhënj që ka parë ndonjëherë historia e këtij qyteti. Më besoni kur them historia e këtij qyteti, pasi mosha ime më lejon të bëjë vlerësime afatgjata me dhjetëvjeçarë dhe ju them me nje sens të tillë, shkateërrimtar të Tiranës, besoj ia ka kaluar edhe shumë e shumë herë edhe momenteve më të këqija të diktaturës", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco