SYRI TV/ Banorët e Lumasit sërish në protestë, kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Kuçovës

18:08, 01/04/2023
A+ Aa A-

Pas publikimit dokumenteve se Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës ishte dënuar në Greqi, kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar KQZ, çregjistrimin e kandidatit socialiste në zgjedhjet e 14 majit. Banorët të cilët kanë protestuar më herët edhe për mbrojtjen e burimit të Sinecit kanë kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

SYRI TV

Banorët e fshatit Lumas në bashkinë e Kuçovës kanë protestuar për largimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdarin pasi rezulton i dënuar ne Greqi. Banorët nëpërmjet një peticioni të firmosur i kanë kërkuar KQZ çregjistrimin si kandidat në zgjedhjet e 14 Majit të kandidatit të zgjedhur nga maxhoranca socialiste

Banorët pohojnë se ata kanë mësuar në media se Hajdari ka qënë i dënuar nga Gjykata e Janinës në shtetin grek për "Kalim të paligjshëm të kufirit",dënim që se ka deklaruar asnjëherë. Më herët banorët që kanë protestuar edhe per burimin e Sinecit, duke kërkuar anullimin e projektit për ndërtimit e ujësellësit në këtë zonë të mbrojtur. Për këtë cështje kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Kucoves.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco