SYRI TV/ Luçiano Boçi unifikon opozitën në Elbasan, nënshkruhet marrëveshja me partitë

15:07, 01/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka unifikuar gjithë faktorin opozitar në këtë qytet. Të paktën 10 forca politike në Elbasan, nënshkruan marrëveshje për të mbështetur Luçiano Boçin në garën elektorale të 14 majit.

Nga SYRI TV

Nënkryetari i PD-së dhe kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka marrë konsensusin e të gjithë spektrit opozitar në Elbasan.

Në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e forcave opozitare, Boçi shprehu bindjen se ky konsensus i gjerë do ta çojë opozitën drejt një fitoreje të sigurt.

Boçi u shpreh se qëllimi i përbashkët është që qyteti dhe bashkia t`i rikthehen qytetarëve.

Marrëveshja për bashkëpunim e kandidatit të opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, u arrit me 10 parti opozitare.

PARTITË E KOALICIONIT

Partia e Lirisë

Partia Demokristiane

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Lëvizja e Legalitetit

Partia Republikane

Partia Agrare Ambientaliste

Partia për Europianizim dhe Integrim

Aleanca Liberale e Djathtë

Balli Kombëtar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco