Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kosova një hap larg anëtarësimit në KiE

'Piranjat'/ Katër milionë euro për ujësjellësin në Pustec, banorët mbushin ujë me gomarë

'Piranjat'/ Katër milionë euro për ujësjellësin në Pustec, banorët mbushin ujë me gomarë

14:50, 01/04/2023
A+ Aa A-

Uji që vjen nga ujësjellësi i Pustecit, një investim prej mbi 4 milionë eurosh, është krejtësisht i ndotur dhe i papërshtatshëm për konsum. Emisioni “Piranjat” ka parë nga afër situatën në këtë bashki, ku banorët mbushin ujë me bidonë në burimin e fshatit, ndërsa analizat tregojnë se uji përmban edhe baktere vdekjeprurëse.  

Uji i pijshëm, është një problem ende i pazgjidhur në një pjesë të madhe të territorit të vendit. Përjashtim nuk bën as bashkia më e vogël në Shqipëri, Pusteci, me një popullsi prej rreth pesë mijë banorësh, që i përkasin minoritetit maqedonas. Duket se pritja do të merrte fund në shkurt të vitit 2021, kur u vendos t’i jepej zgjidhje problemit më madhor që kishin banorët e kësaj bashkie, ujit të pijshëm.

Fondi limit për zhvillimin e këtij projekti madhor ishte mbi 4 milionë euro, ndërsa afati kohor për ekzekutimin e kontratës ishte 18 muaj kalendarik që nga data e lidhjes së saj më 12 prill 2021, pra sipas kontratës, banorët e Pustecit që nga 12 tetori i 2022 duhet ta kishin të zgjidhur problemin me ujin e pijshëm.

Emisioni “Piranjat” ka udhëtuar drejt fshatit, ku realiteti paraqitet ndryshe. Për t’u funizuar me ujë të pijshëm, banorët kanë ngarkuar gomarët me bidonë dhe shishe plastike për t’i çuar në burimin e fshatit, pasi sipas tyre uji nga ujësjellësi është i papërdorshëm.

Banorët nga njëra anë dhe kryetari nga ana tjetër, kanë qëndrime krejt të kundërta për cilësinë e ujit qe vjen nga investimi katërmilion eurosh, ndaj për ta vërtetuar marrim një kampion nga ujësjellësi i Pustecit për t’i bërë analizat në Tiranë.

Fatkeqësisht përgjigjet janë alarmuese. Profesori i Kimisë, Sokol Abazi, thotë se bakteret mund të jenë vdekjeprurëse.

Teksa vëmë në dijeni autoritetet dhe banorët e Pustecit për rrezikun që iu hyn çdo ditë në shtëpi nga rubinetët e ujit, kryetari i bashkisë na tregon dokumentet, sipas të cilave, analizat e ujit të ndotur të Pustecit janë brenda parametrave. Absurdi qëndron në faktin se këto përgjigje kanë dalë nga Instituti i Shëndetit Publik, institucioni shtetëror që supozohet ë kujdeset për shëndetin e qytetarëve shqiptarë, por faktet tregojnë të kundërtën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco