Qeveria jep miliona për inceneratorët/ Dumani nuk gjen dot... pronarin real

Qeveria jep miliona për inceneratorët/ Dumani nuk gjen dot... pronarin real

14:14, 31/03/2023
A+ Aa A-

Para disa ditësh, një raport i DASH, më i ashpri në dekada, nënvizonte sidomos skandalin e inceneratorëve.

DASH theksonte se kjo aferë kap një shifër prej mbi 271 milion dollarë.

Por teksa DASH bëri këtë denoncim, afera vazhdon dhe shteti vazhdon të paguajë miliona euro për djegësat që nuk ekzistojnë.

Vetëm pak ditë më parë, bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës dërguan mijëra euro në llogaritë e djegësave.

Por në mënyrë të habitshme, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nuk i ndalin dot pagesat prej miliona eurosh për inceneratorët.

Sipas tij, kjo ndodh pasi nuk dihet pronari real.

Edhe pse teoria më e thjeshtë thotë se duhet të gjurmosh paratë, pra pagesat që bëhen rregullisht nga qeveritarët socialistë, Dumani tha se nuk e dinë pronarin.

Kujtojmë se opozita ka deklaruar vazhdimisht se pronari i vërtetë i kësaj sipërmarrje është kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nuk shpjegohet kjo mungesë vullneti për të bllokuar milionat që derdhen rregullisht në kontot bankare që vetëm SPAK nuk i sheh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tofik31/03/2023 16:07

Ndersa ne SHBA vete prokuroria federale dhe FBI perditesojne mbi aferen McGonigal, Dum-Dum-ani yne fshihet pas fustanit te shoqes Kim! Ne vend te permbushe detyren dhe zbatoje ligjin, dhe hetoje Kryeminister, Ministra dhe Deputete te implikuar ne aferen e McGonigal, ashtu si qaraman, Dum-Dum-ani yne justifikohet se me keto pune merren prokuroret e tjere, ai thjesht u ben muhabet ne mengjes,dreke pse jo dhe darke. Nuk ka si ngjase ndryshe, pasiqe ka merak dhe porosi nga shoket dhe shoqet e Kim te mos e trazoje kryemafiozin Rama deri ne 14 Maj. Te mos ia arrestoje as Tiger Ahmetaj apo hetoje Pantere Ballukun! Sidomos merak te madh te kete per kupolen e Durresit me ne krye Hasanbellinjte apo te Shkodres me ne krye Doshe-Frroket!!! Nderkohe, SPAK i Dum-Dumit tone eshte pa dogane kur vjen puna per te zene dhe shtene ndonje humbameno neper tatime apo bashki! Kujdes, aman se mos na shtie lart per Ceno Cubin apo Erion Lubine!!! Kujdes....

Shto koment

Denonco