'Kemi gjetur prova për Ahmetajn'/ Kreu i SPAK: Inceneratori i Tiranës është në hetim

'Kemi gjetur prova për Ahmetajn'/ Kreu i SPAK: Inceneratori i Tiranës është në hetim

13:01, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur sot para gazetarëve edhe për inceneratorin e Tiranës.

Pyetjes se pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Dumani tha se kjo çështje është nën hetim.

I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t’i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para, prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësitë’, tha kreu i SPAK.

Kujtojmë se në media është publikuar vendimi i firmosur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj për vazhdimin e procedurave për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. 

Dumani ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.

“Nuk i marrim leje kurrkujt, e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit, ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco