Afera Rama-McGonigal/ Kreu i SPAK: Nuk do merrni përgjigje, temë e tejkaluar

Afera Rama-McGonigal/ Kreu i SPAK: Nuk do merrni përgjigje, temë e tejkaluar

12:57, 31/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka folur sot para gazetarëve për disa çështje me rëndësi, që nga afera Rama-McGonigal, inceneratori i Tiranës apo dhe tenderi i sterilizimit.

Duke u ndalur te çështja McGonigal, Dumani tha se prokuroria nuk jep informacione kur heton njerëz.

“Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftim kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendosë të mos e ndajë me askënd”, tha Dumani.

Ndërkohë, për çështjen e sterilizimit, Dumani tha se: “Më shqetësojnë shumë çështjet e mbartura, kam qenë kërkues me prokurorët që çështja të përshpejtohet, kaq mund të bëj unë, të kërkoj llogari pse nuk po ecën çështja. Këtë e kam bërë, është në përgjegjësinë e prokurorit, po bëhen veprime.”.

Po ashtu Dumani u pyet edhe për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu shumë për botën e krimit, duke çuar në disa arrestime. “Nuk ka procedim penal më vete, por brenda procedimit ku përfshihen gjithë materialet hetimore po hetohet dhe bëhen veprime. Janë vendosur në dijeni edhe autoritetet që merren me çështje të tilla.”, nënvizoi Dumani.

Dumani ka komentuar sot dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Ndonëse nuk ka dashur të zbulojë më shumë, Dumani tha se SPAK po heton për këtë rast, duke shtuar se me masakrën e Don Boskos nuk mund të thuhet nëse u ‘ngjall apo jo’ Martinaj. Mes të tjerash ai tha se Jeton Lami, efektivi që ka ndihmuar Martinajn, ka ‘kyçur’ gojën dhe nuk jep asnjë të dhënë.

“Çfarë bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim. Në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para, ngjarjen e “Don Boskos” nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, tha Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco