Ekselentët e universiteteve dhe

Ekselentët e universiteteve dhe "zhanvalzhanët" e burgjeve

12:17, 31/03/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri

Deri në vitin 2014, ishin mbi 50 mijë djem e vajza shqipëtare që kishin kryer me sukses dhe sakrifica shkollën e lartë në emigracion!
Sipas të dhënave të UNESCO, vetëm në vitet akademike 2020 dhe 2021, janë 17 mijë studentë shqiptarë të nivelit bachelor, master apo ph.d., që vazhdonin studimet në perendim.

Sot numri i tyre duhet të jetë shumë shumë më i lartë, por edhe sikur të ketë mbetur po aq, është një numër mëse i mjaftueshëm për të përzgjedhur mes tyre kandidatë, minimalisht për 140 vende në parlament apo 61 bashki...

Ka mes tyre pafund bij socialistësh e komunistësh, që kanë sakrifikuar bukën e gojës për të shkolluar fëmijët jashtë shtetit, për ti bërë njerëz të vlefshëm për veten dhe shoqërinë.

Pse nuk i shohim ata në listat e të përzgjedhurve të "Rilindjes"?

Pse në listat e "Rilindjes" ata edhe nëse janë, nuk përbëjnë asnjë statistikë?

Pse statistika në rritje e çdo liste kandidaturash që përzgjedh Edi Rama që prej vitit 2009 e në vazhdim, është kandidimi i personave me preçedentë penalë(?!), me "lapsuse të vogla rinie" si "përdhunim minorenesh në grup", "shfrytëzim prostitucioni", "transport dhe shpërndarje lëndësh narkotike"...?

Nëse duheshin patjetër "djem çapkënë", a nuk mund ti zgjidhte nga ata që lapsuset rinore i kanë patur në shkallët e universitetit, në ambientet e bibliotekës së universitetit, në mensën e universitetit...?!

Po, mundej! POR NUK DO!

Ky nuk udhëheq një parti politike, sado të mbrapshtë!

Ky nuk udhëheq një qeveri, sado të korruptuar e xhahile!

Ky udhëheq një bandë kriminale të kapilarizuar në çdo pozicion me pagë shtetërore, që nga roja i natës në depon e ujit në rrëzë të Shkëlzenit, e deri tek punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve në Qafë-Botë...

Për ta realizuar i duhen kriminelë të çertifikuar me dënime penale, pavarësisht nëse nuk janë socialistë, pavarësisht nëse janë bij të persekutuarish...

Prandaj në listat e tij nuk ka vend për bijtë e shkolluar në perëndim të ish-kryetarëve të kooperative, ish-sekretarëve të byrove apo komiteteve ekzekutive!

Ata janë të papërshtatshëm sepse nuk janë "zhanvalzhanë" burgjesh...

Socialistë!

Merrni në dorë partinë tuaj, se e morët në qafë këtë vend, duke nisur nga fëmija juaj që mezi e keni rritur e shkolluar!!!

E keni DETYRIM ndaj vendit dhe familjes tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco