Ministrja Ibrahimaj sfidon DASH: Pagesat për inceneratorët do të vijojnë

Ministrja Ibrahimaj sfidon DASH: Pagesat për inceneratorët do të vijojnë

11:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është pyetur nga gazetarët për pagesat e inceneratorëve që po vijojnë të kryehen.

Në një konferencë për mediat këtë të premte, Ibrahimaj theksoi se për sa kohë shërbimi kryhet dhe nuk ka një vendim gjykate për t’i ndaluar, pagesat do të vijojnë.

Pyetje: Për sa kohë qeveria shqiptare do të vijojë të paguaje persona që janë në arrati, e kam fjalë për inceneratorët?

Delina Ibrahimaj: Jam përgjigjur disa herë dhe do të jetë e njëjta përgjigje. Për sa kohë kemi një shërbim publik që kryhet, dhe përsa kohë nuk ka një vendim të organeve ligjzbatuese që të pezullojë pagesat, gjithçka do të vijojë.

Kujtojmë që Departamenti i Shtetit Amerikan, duke u ndalur te korrupsioni, në raportin e fundit për Shqipërinë theksonte se vjedhjet me aferën e inceneratorëve kanë arritur në nivelin e 271.5 milionë dollarëve.

Gjithashtu në raport thuhet se gjyqësori në vend është i kapur, një akuzë e fortë sidomos pas shtatë vitesh të nisjes së reformës në drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco