Këlliçi del garant të investojë tek Astiri, aty sot ku nuk ka as kopshte, as shkolla

Këlliçi del garant të investojë tek Astiri, aty sot ku nuk ka as kopshte, as shkolla

10:10, 31/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati për kryebashkiak i Tiranës, ka konstatuar problemin e madh të mbi 70 mijë banorëve të Tiranës që jetojnë në zonën e Astirit: mungesën e plotë të shërbimeve publike, të shkollave, kopshteve në veçanti.

 Këlliçi, që pati takim dje me këta banorë, theksoi: “Me banorët e Astirit, të cilët kanë kaq shumë nevojë për shërbimet bazike, dhe mezi presin të vendosin me 14 maj për projektin që do të ofrojë transport publik falas dhe shumë masa të tjera që zbusin koston e lartë të jetesës. Bashkia e ka lënë këtë komunitet në harresë, dhe rreth 70 mijë qytetarë aty nuk kanë një kopësht, një shkollë të vetme. Unë angazhohem që do të ofroj zgjidhje, dhe taksat e qytetarëve do t’i shndërroj në investime e në të mira për njerëzit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco