Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta: Plani i Belind Këlliçit për transportin falas, zgjidhje konkrete për trafikun e Tiranës

Meta: Plani i Belind Këlliçit për transportin falas, zgjidhje konkrete për trafikun e Tiranës

19:15, 29/03/2023
A+ Aa A-

"Qytetarët dhe sipërmarrësit duhet të mbështesin Belind Këlliçin. Plani për transportin falas është zgjidhje konkrete për trafikun". 

Kështu shprehet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa komenton premtimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, për transportin falas në kryeqytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se qytetarët e Tiranës dhe sipërmarrësit e ndershëm duhet ta mbështesin kandidaturën për kryebashkiak të Këlliçit.

“Plani i Belind Këlliçit për transportin publik falas është zgjidhje konkrete për trafikun e rënduar të Tiranës.

Programi i Kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës për transportin publik falas lehtëson trafikun, ndihmon qytetarët dhe veçanërisht ata që janë prekur nga shtrenjtimi i kostove të jetesës, redukton ndotjen dhe zhurmën dhe shmang vonesat e bllokimet e gjata, që deri sot e kanë vështirësuar shumë jetën e banorëve të kryeqytetit.

Ky plan është edhe pro-individ, edhe pro-biznes, prandaj qytetarët e Tiranës dhe sipërmarrësit e ndershëm do ta mbështesin masivisht atë.

Sot ishim në Njësinë Bashkiake Nr.2 në Tiranë së bashku me deputeten Erisa Xhixho dhe kandidatët për anëtarë në Këshillin Bashkiak Ana Azizaj dhe Besford Dorezi.

Sa më shumë qytetarë që takojmë dhe dëgjojmë aq më tepër jemi të vendosur në synimin tonë, që Bashkia e Tiranës të jetë mbështetëse dhe inkurajuese e mirëqenies dhe përmirësimit të kushteve ekonomike të tyre.

Jo si kjo aktualja, që ua vështirëson të përditshmen qytetarëve e bizneseve, me taksa të rënda për shërbime që nuk jepen.

Të gjithë duam Ndryshimin dhe Ndryshimi më 14 Maj do të jetë i pashmangshëm!

Bashkë fitojmë Tiranën!”, shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco