VIDEO-SYRI TV/ Roland Bejko kandidati 'me honorare' i Sokol Ballës: Pas 14 majit do t'i rikthehem

20:37, 28/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i grupimit Basha-Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko pranoi me krenari faktin që ai ishte një opinionist me pagesë i atashuar pranë mediave të Edi Ramës që drejtohen nga Sokol Balla. SYRI.net siguroi këtë të martë komunikimin e brendshëm të televizionit ‘ABC News’, kur prej disa muajsh drejtimin e politikës editoriale e ka marre nën kontroll Sokol Balla, i cili bënte me dije se Bejko është i ftuar i përhershëm dhe ekskluziv. Pak ditë më parë e ashtuquajtura ‘kryesi’ e grupimit Basha-Alibeaj vendosi të kandidojë në Tiranë, Roland Bejkon në garën për bashki duke shtuar dyshimet se qëllimi i këtij grupimi nuk është përfaqësimi i vullnetit të demokrateve, por thjeshtë shërbimi i rradhës për interesat elekotrale të Edi Ramës.

Nga SYRI TV

Grupimi ‘Basha-Alibeaj’ që përmes mekanizmave para-politikë e gjyqësor mori peng vulën dhe logon e Partisë Demokratike, pak ditë më parë vendosi të garojë në Tiranë si kandidat për Bashki, Roland Bejkon.

Vendimi arriti të krijojë të të tjera rrjedhje brenda grupimit që e ka selinë të ish-godina e organizatës komuniste e ‘Bashkimeve Profesionale’, me deputetët demokratë që e konsiderojnë të papranueshëm faktin që dyshja Lulzim Basha-Enkelejd Alibeaj vendosi të nxjerrë kandidat me qëllim çarjen e votës së demokratëve dhe favorizimin e kandidatëve të PS-së disa qytete të Shqipërisë.

SYRI.net ka siguruar komunikimin e brendshëm televizioni ABC News, kur prej disa muajsh drejtimin e politikës editoriale e ka marrë nën kontroll Sokol Balla. Në një pjesë të komunikimi original, rezulton se në listën e personave të atashuar dhe ekskluziv për tu ftuar në studion (në dijeninë tonë me pagesë) rezulton të jetë pikërisht edhe Roland Bejko, i cili tashmë pritet të zyrtarizohet si kandidat (pykë) për Bashkinë e Tiranës.

Me një vëzhgim të thjeshtë të muajve të fundit, Roland Bejko ka qenë i ftuar stabël si në ‘Real Story’ ashtu edhe në studiot e ABC News sa herë aty trajtohen tema për të sulmuar Partinë Demokratike të drejtuar nga lideri i saj Sali Berisha. Në të gjithë këto dalje, Roland Bejko nuk ka qoftë edhe një rast të ketë sulmuar as qeverinë e Edi Ramës e aq më tepër sundimin grabitqar të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Vete Bejko i cili u prezantuar sot si kandidat nga Enkelejd Alibeaj e pranoi me krenari faktin që ai ishte një opinionist me pagesë i atashuar pranë mediave te Edi Ramës që drejtohen nga Sokol Balla.

Pak ditë më parë e ashtuquajtura ‘kryesi’ e grupimit Basha-Alibeaj vendosi të kandidojë në Tiranë, Roland Bejkon në garën për bashki duke shtuar dyshimet se qëllimi i këtij grupimi nuk është përfaqësimi i vullnetit të demokratëve, por thjeshtë shërbimi i rradhës për interest elekotrale të Edi Ramës.

Në një kohë që gara për bashkinë e Tiranës mes Belind Këlliçit dhe Erion Veliajt është bërë e nxehtë dhe sondazhet tregojnë rritjen e kandidatit demokrat përballë dështimit dhe mashtrimeve të njeriut të Edi Ramës, ‘Basha-Alibeaj’, vendosën ti vijnë në ndihmë edhe njëherë Rilindjes siç kanë bërë disa herë që prej 2021 e deri më sot duke future si pykë në garë një njeri që pak ka lidhje me Tiranën apo edhe më garën elektorale që po zhvillohet në kryeqytet!

Sms-ja e siguruar nga komunikimi i brendshëm i ABC News, na bën të besojmë se Roland Bejko nuk është thjeshtë veçse kandidati ‘me honorare’ i Sokol Ballës, qartazi i future në garën elektorale të Tiranës për llogari të Erion Veliajt dhe frika e tij ne përballjen me kandidatin e opozitës së bashkuar Belind Këlliçi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco