Sulmet ndaj mediave/ Agron Shehaj: Rama tregoi se i hap luftë kujtdo që nuk mbyll gojën!

Sulmet ndaj mediave/ Agron Shehaj: Rama tregoi se i hap luftë kujtdo që nuk mbyll gojën!

18:45, 28/03/2023
A+ Aa A-

Agron Shehaj prezantoi sot në komisionin e ligjeve një draft ligjor që synon të ndalojë kontratat e shtetit me kompanitë offshore. Sipas tij, një ligj i tillë është i domosdoshëm pasi pas këtyre kompanive fshihen politikanë të nivelit të lartë. 

Në studion e News24, Shehaj foli edhe për konfiskimin te ‘Prestige Resort’ dhe sulmet që Edi Rama po bën në vazhdimësi ndaj mediave në vend.

Shehaj tha se Edi Rama i hap luftë kujtdo që nuk hesht.

“Mediat nuk janë një biznes i zakonshëm, por janë vitalë. Ishte një akt demonstrativ për ti thënë të gjithëve që askush nuk duhet të guxojë të thotë të vërtetën. Sepse tashmë Rama i hap luftë kujtdo që mbyll gojën”, tha Shehaj.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 14 majit, deputeti demokrat tha se qytetarët tashmë e kanë të qartë se kë duhet të mbështesin.

"Nuk jemi kurrë mjaftueshëm bindës. Ka shumë punë për të bërë. Grupimi i Alibeajt nuk ka ndihmuar, por mendoj se jemi në fazën ku u kuptua se ku është shumica. Ajo pakicë po bëhet gjithmonë më e vogël, është pjesë e rëndësishme, por unë jam i bindur që elektorati nuk ka për i mbështetur", tha ai. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco