Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Më 14 maj të tregojmë dashuri për këtë vend, të firmosim ndryshimin, shkëputjen nga monizmi'

'Më 14 maj të tregojmë dashuri për këtë vend, të firmosim ndryshimin, shkëputjen nga monizmi'

07:31, 28/03/2023
A+ Aa A-

Fjala e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit të Peqinit, Mustafa Pashja.

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetarë dhe qytetare, banorë të Peqinit.

Një përshëndetje të përzemërt ju, të gjithë banorëve të Peqinit, kudo që ndodhen në këtë rreth, Shqipëri, emigracion, diasporë, përshëndetjet më të zjarrta. 

I nderuar zoti sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, zoti kryetar i PD-së, Armando Kurti, i dashur kandidati ynë, për qytetar të parë të Peqinit, kryetar bashkie, Mustafa Pashja. 

Edhe njëherë një mirënjohje të pakufishme për këtë entuziazëm, për këtë takim kaq të ngrohtë, kaq entuziast, që përbën mesazhin më të shkëlqyer që ju i dërgoni demokratëve shqiptarë në të 4 anët e vendit, që ju i dërgoni shqiptarëve kudo që janë.

Ky entuziazëm është energjia e bashkimit të shqiptarëve në një betejë historike, në një betejë të rivendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Ky entuziazëm është energjia e fitores në 14 maj, e Mustafa Pashjes dhe kandidatëve të primareve në mbarë Shqipërinë. 

Ky entuziazëm është energjia e ndryshimit që po vjen. Është energjia e shpresës që sjell ndryshimi, është pra, një entuziazëm që çel për Shqipërinë dhe shqiptarët, një kohë tjetër, që rivendos pluralizmin, demokracinë, rikthen Peqinin, peqinasve dhe rikthen Shqipërinë, shqiptarëve.

Kam ardhur në dekada shpesh tek ju, kam paraqitur kandidatë për kryetarë bashkie, kandidat për deputetë. Mustafa Pashjen e kam një mik të vjetër, bashkëpunëtor të hershëm, por kësaj here, Mustafaj dhe të gjithë kandidatët tanë janë tjetër, ata nuk janë më, kandidatët e kryetarit dhe kryesisë, ata janë kandidatët tuaj. Janë gra dhe burra që vendosën të dalin para jush, të vlerësohen nga ju, të votohen nga ju, dhe kjo ndodhi. 

Në këtë kontekst, miqtë e mi, kandidatët e primareve janë nuset dhe dhëndurrët e lirisë.

Ne vendosëm një standard që nuk ka ekzistuar më parë, por ju garantoj ju se për lirinë, ky është standardi më i mirë që ekziston sot dhe në vendet më të zhvilluara të botës.

Dhe kur në takime para një viti e gjysëm, demokratët kërkonin kudo që ne duhet të zgjedhim vetë, kryetarin tonë të partisë, duhet të zgjedhim vetë kryetarin tonë të bashkisë, deputetin tonë, dhe jo të na i emëroni ju, unë premtova një gjë të tillë. Premtova me besimin më të madh se ju keni një shkallë formimi politik shumë të lartë. Se ju keni një shkallë vlerësimi të shkëlqyer dhe koha provoi se sot në Peqin dhe mbarë Shqipërinë se ne kemi kandidatë më të mirë se kurrë më parë.

Krahasoni pak këta kandidatë me krahun tjetër që vijnë sikur vijnë nga bodrumet e mafias. Që shpallen në ora 1 të natës. Që nuk kanë takuar një socialist, një demokrat, një të paparti për tu vlerësuar, por që të gjithë nga padrinoja i mafias më të rrezikshme në Europë, nga Edi Rama. Që të gjithë mbi haraçin që paguajnë, mbi lidhjet e krimit që kanë, mbi vjedhjet që kanë bërë. 

Ju e ndoqët procesin e emërimit të tyre, diku kërciti dajaku në mbledhje, diku tjetër u vendosën hekurat në duar, të tjerë u thirrën në SPAK se nuk po bindeshin, kurse ne gjithçka e lamë tek ju, tek besimi, vullneti, juaj dhe të jeni të sigurtë se ky është një investim i madh për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi. 

Ne besojmë shumë në dinjitetin njerëzor, besojmë se ai që do të zejë vendin e qytetarit të parë, kryetarit të bashkisë, ai duhet të jetë gjithçka i varur nga ju, pafundësisht mirënjohës ndaj ju, ai duhet të jetë një shërbëtor ndaj jush. Ai duhet të bëjë gjithçka që të tregojë se e meritoi votën tuaj. 

Dhe ky është rregulli i demokracisë, ky është përfaqësimi demokratik. 

Miqtë e mi! 

Zgjedhjet janë për qeveritarët vendorë dhe unë kam nder të madh, kënaqësi të madhe, që paraqes para jush një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së në vite. Që paraqes Mustafa Pashjen, një peqinas të ndershëm, dinjitoz, i cili do të shkrijë të gjithë energjitë e tij në shërbimin tuaj, i cili do të bëjë gjithçka që çdo qindarkë taksash që ju paguani, të ua kthejë në shërbime, me transparencën më të madhe, i cili do të bëjë gjithçka që të mos mendojë vetëm për qendrën e qytetit, por të mendojë për të gjithë banorët e këtij rrethi aty ku banojnë për të ndryshuar, me çfarë ka në dorë ai, jetën e tyre. Do të bëjë gjithçka për ti dhënë frymë tregut.

Unë ju garantoj ju se tek Mustafai do keni një menaxher të shkëlqyer të bashkisë, do të keni një punonjës, drejtues të dhimbshëm, të aftë të zotin dhe do firmosni në 14 maj ndryshimin e madh dhe të shumëpritur. 

Por 14 maji duhet të jemi shumë të qartë, është një ditë zgjedhjes disa herë më të rëndësishme se sa zgjedhjet vendore. Është një ditë në të cilën ne, pas 31 vitesh, ftohemi të shpëtojmë Shqipërinë nga monizmi. 

Është një ditë që ne, duke votuar Mustafa Pashjen, të votojmë për rivendosjen e pluralizmit. 

Të dashur miq! 

Në histori është provuar se dramat më të mëdha, katastrofat më të mëdha kombeve nuk ua kanë sjellë luftërat, sëmundjet dhe epidemitë. Dramat, katastrofat më të mëdha ua kanë sjellë monizmat, ua ka sjellë monizmi. Dhe ne jemi dëshmitarë se sa vuajtëm ne nga monizmi me stalinist të Europës, monizmi i Enver Hoxhës.

Me votën plebishitare të shqiptarëve ne u ndamë nga ai monizëm në vitin 1992. Por siç e ka thënë Ronald Regan; demokracisë i mjafton një gjeneratë për t'u zhdukur. Këtë fat jo të mirë, këtë fat të hidhur e patëm ne shqiptarët. Ne sot vijmë pas 32 vitesh në një monizëm të plotë, ku një njeri, Edi Rama kontrollon çdo pushtet. Vijmë në një monizëm në të cilin forca jonë politike që solli pluralizmin, ka vetëm një qeveritar në tërë territorin e Shqipërisë, dhe ky është kryetari i bashkisë Shkodër. 

Vijmë në një monizëm në të cilin më shumë se kurrë, njëlloj si në diktaturën më të egër, drejtësia ajo garantuesja e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, është shndërruar në një seksion të shëmtuar të partisë së krimit. Është shndërruar në një mburojë të krimeve qeveritare, të bandave të qeverisë. 

Vijmë në një monizëm ku mediat janë vendosur nën kontrollin e plotë të narkoqeverisë. Një monizëm i cili në dallim nga ai i mëparshmi, nuk bazohet në doktrinën marksiste-leliniste, por bazohet në vjedhjen e qytetarëve, bazohet në krimin, drogën dhe kjo është forma më e shëmtuar e monizmit.

Në këtë kontekst, zgjedhjet e 14 majit janë pra të një rëndësie historike dhe unë para jush këtu ftoj çdo qytetar të Peqinit, çdo shqiptar të bashkohet me ne, në betejën tonë kundër monizmit, se monizmi nuk është një fatkeqësi dhe ndëshkim vetëm për demokratët. Ai është një ndëshkim për socialistët, për ata pa parti, për ata që punojnë dhe ata që nuk punojnë. Është një ndëshkim për fëmijët tanë, për studentët, të moshuarit, pensionistët. 

Monizmi shndërron tokën tonë të bekuar, shndërron Shqipërinë e cila nëse i hedhim një vështrim pasurive përrallore të saj është një parajsë e vërtetë e shndërron në një tokë të mallkuar, e shndërron në një tokë të pabesueshme. Peqinin këtë qytet mijëra vjeçarë, epiqendër e historisë në rrugën Egnatia, me njerëz punëtorë, me fushat, kodrat e tij, Peqnin i cili ka qenë bastion kryesor i demokracisë, e shndërron në një tokë të mallkuar për bijtë dhe bijat e saj. 

Ata ikin dhe vetëm ikin. 

Disa muaj më parë unë isha në një fshat në Ana e Malit të Shkodrës, një fshat buzë Bune, me një pamje përrallore dhe i zoti i shtëpisë, po bënin mbledhjen aty në oborr me thotë; Sali unë dal në mëngjes këtu dhe dal me pi kafe në këtë oborro. Shoh gjithsej 2-3, maksimumi 4 oxhaqe që nxjerrin tim në fshatin tim, se është krejtësisht i braktisur.

Në këtë kontekst kjo është një përpjekje e madhe e jona, është një përpjekje dhe është një thirrje për çdo shqiptar; në 14 maj të tregojmë pak dashuri, nuk po them shumë, të tregojmë pak dashuri për këtë vend, të firmosim ndryshimin, ndryshimi është shpresa, është pluralizmi, është vizioni i demokracisë, ndryshim është këputja nga monizmi dhe ju garantoj ju se Peqini dhe Shqipëria përsëri do të jenë për shqiptarët toka e bekuar, parajsa e tyre. 

Sot kërkohet nga secili prej nesh, të ulemi, të bisedojmë njëri me tjetrin, siç u bashkuam si demokratë, dhe unë falënderoj të gjithë demokratët e Peqinit dhe deputeti që ju mbështet ju, sepse para këtij monizmi të bazuar në krimin, drogën, vjedhje nuk ka shqiptar që i thotë vetes shqiptar që në këtë moment nuk do të qëndrojë kundër tij.

Ndaj dhe ju ftoj të uleni me cilindo të njohur tuajin, në fshat dhe qytet, pavarësisht nga bindjet dhe t'i thotë çfarë po ndodh me ne, çfarë ndodhi këto 8 vite. Pse u larguam ne nga Peqini dhe Shqipëria, më shumë se një gjeneratë 33-35 % e popullatës. Pse u larguan nga Peqini dhe Shqipëria në total mbi 1 mln shqiptarë. Vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Nuk është statistikë e imja, është statistikë e Institutit të Statistikave të BE-së i cili e ka të bazuar në numërimin e të gjitha letërnjoftimeve, gjurmëve që kanë lënë shqiptarët duke hyrë në kufirin e vendeve të BE-së. 

Sepse po lexoja sot, Çubrilloviçin shqipfolës, Edi Rama shkruante se këto janë trillime, mashtrime. Nuk trillon Eurostati ta dini mirë. Është instituti i statistikave më të sakta në botë. Edhe nuk ka asgjë me shqiptarët, përkudrazi thotë të vërtetën, por fatkeqësia është se këta autorë të kësaj drame, as nuk duan të ja dinë, as nuk e konsiderojnë. 

A nuk ishte ky njeri që ju thoshte ju para dy vitesh se kemi 400 mjekë që presin për të filluar punën, në një kohë kur janë larguar 4 mijë mjekë, në një kohë kur ne jemi sot në sistemin shëndetësor, ua them me të dhënat shumë të sakta, njëlloj si në vitet ’60.

Por si jemi, pse jemi. Organizimi i sistemit shëndetësor, kujdesi shëndetësor ka një tregues themelor dhe ky tregues si në Shqipëri, Europë dhe botë është numri i mjekëve për banorë. 

Në 2013 e kishim 1 me 600, Europa e kishte 1 me 300. Sot kemi shkuar 1 me 1200 dhe nuk dihet se ku mund të ndalemi, po rrokullisemi. Si e zgjidh ky, e zgjidh duke mashtruar. 

Tani kujtohet se do të rrisë rrogat. Po 8 vite si i le shqiptarët, të zbresin, të rrokullisen nga më mirë të paguarit që ishin në 2013 në më keq të paguarit në Ballkan në vitin 2023. Çfarë ndodhi? Sot çdo rrogëtar, pensionist, merr një rrogë dhe një pension më të cilin ai blen 30% më pak se në 2013 për shkak të rritjes së çmimeve.

Çfarë ndodhi? Edi Rama ngriu rrogat në mënyrën më cinike, më ç’njerëzore ai ngriu pensionet. Po ça mund të bënte ai, do thoni ju. Ai para kishte, siç kishim ne para kur dyfishuam rrogat, siç kishim ne para kur dyfishuam pensionet, siç kishim ne para kur asfaltuam 11 mijë km rrugë, e ju jeni dëshmitarë. 

Ai kishte më shumë. Po pse më shumë para? Dyfishoi taksat. Po pse më shumë para? Ne rritëm borxhin me 4.4 %. E gjetëm 58.2 dhe e dorëzuam ne 62.6. Sa e rriti zotëria e tij, me 43%, nga 62.6 në 107%. Po të kthehemi në miliarda, ka marrë 5 miliardë euroborxh.

Me 5 miliardë euro ai nuk kishte asnjë pengesë të rriste 6 herë rrogat. 800 mln euro është fondi i përgjithshëm i rrogave në Shqipëri. Ai nuk kishte asnjë pengesë të rriste 3 herë rrogat e 3 herë pensionet. 

Nuk po llogaris të ardhurat edhe ato 3-4 miliardë në vit, nga taksat e dyfishuara. Jo. Pse jo, sepse i vodhi. Shumë e drejtë mund të më thoni ju, si i vodhi, si u vodhën paratë. 

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka deklaruar vjet se në 9 muaj e parë të vitit 2022, Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë apo 1.1 miliardë euro. Apo kanë vjedhur dhe shpërdoruar para sa për të rritur rrogat 130%, sa për të rritur pensionet mbi 100%. 

Këtë nuk e them unë, por KLSH-ja. Këtu kemi një problem, ua them unë ju, dhe ky problem është shumë i rëndë. Shumë qytetarë mendojnë se buxheti që quhet buxheti i shtetit, jo pa qëllim, nuk quhet i qeverisë, dhe shteti janë qytetarët, institucionet, që të gjithë, pasuritë publike, ka mjaft qytetarë që nuk e dinë se janë të atij, janë të qytetarëve, janë të shoqërisë. Qeveria është thjeshtë administratore, rrogëtarët e shtetit janë administrues të tyre, për ato para që krijohen apo merren borxh, në kod, ligj e moral, janë tuajat, janë të qytetarëve. Duhet të shndërrohen në rroga, pensione, shkolla, rrugë, kanalizime, ujitje. 

Mos mendoni kurrë se ato janë të qeverisë. 

Mos mendoni kurrë se ato janë të kryeministrit, janë tuajat dhe vetëm tuaja.

Po, ju paguani rrogat e rrogëtarëve të administratës me to, ato janë taksa juaj, mundi juaj. Ju në çdo gotë uji që blini, në çdo shishe 20% taksë ua merr qeveria, në çdo çmim. Mos mendoni se nuk paguani taksa, gjithçka vjen nga taksat tuaja. Ata që paguan biznesi janë shumë më pak se ato që paguan shoqëria me TVSH-në.

Nëse ne i realizojmë këto, këta qeveritarë duhet të ikin natën. Këta kanë funksionuar si organizatë kriminale. 

A e dëgjuat ju, 420 mln euro djegësat, ku janë? Nga 2014 e gjer sot, asnjë djegës nuk ekziston në Tiranë dhe Fier, djegësi i Elbasanit ishte një hekurishte që u mor, e viteve ’70 u instalua dhe funksionoi disa muaj. Po pse, sepse ishte sipërmarrja e Edi Ramës. Por do thoni ju, si ishte sipërmarrja e Edi Ramës. 

Ua them unë shumë thjeshtë, kam qenë kryeministër. 

Nëse enti shtetëror i prokurorimeve publike i thotë kryeministrit se, kjo kontratë është e paligjshme, dhe nuk mund të firmoset, kryeministri nuk mund ta firmosë kurrë atë se ai është gardiani i ligjit. Ju atë ent, atë drejtor e paguani si gardian të prokurimeve publike. Dy herë ja çoi shkresën Edmond Ahmeti, Edi Ramës: Z. Kryeministër, kjo është procedurë e paligjshme. Edi Rama e firmosi se ishte ndërmarrja e tij, se po të mos ishte nuk firmosej kurrë ajo. E prandaj ju thotë unë firmos, fap, fap, fap e bam, bam, bam. Unë vjedh, fap, fap, fap e bam, bam, bam. Asgjë tjetër nuk është kjo. 

Çfarë është kjo? Por kryeministri matet jo 7, por edhe 17 herë para se të firmosë. Kryeministri është i rrethuar nga punonjës specialistë të klasit të parë të cilët i tregojnë atij çdo germë të ligjit, çdo frymë të ligjit dhe nuk mund ta shkelë kurrë. 

Pra, çfarë bëjnë këta. Këta, punët publike, rrugat, kanalizimet, ujësjellësat vjedhin në to të paktën 70-90% të fondeve. Nuk ka vend në botë që mund të ndërtojë autostradën me 24 mln euro kilometrin, siç i ndërton Edi Rama me Belinda Ballukun. Autostrada kudo kushton 1, 2, maksimumi 3 mln euro në fushë. Rrugët anësore që po ndërtohen nga Lekajt në Fier, po ndërtohen me 7.2 mln euro, në një kohë kur autostrada Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 mln euro km, autostrada Shkëmbi i Kavajës-Lushnje ka kushtuar 2.2 mln euro. 

A mund të ndërtohen rrugë anësore 3 herë e gjysëm më shtrenjt se autostrada. Në botë nuk ndodh kund, përveç se në Shqipëri. A mund të ndërtohen me 5-6 mln euro, siç i ndërton kryebashkiaku në Tiranë. A mund të vidhen shqiptarët në mënyrë të tmerrshme duke deklaruar se mbolla 1 mln pemë. A e dini ju se çfarë qëndron pas milionit të Erion Veliajt? Vjedhja për çdo pemë. Se ato fidane blihen, ato nuk rriten në kopshtin e bashkisë, të gjitha i blihen dikujt. 

Çfarë bën me milionin Erion Veliaj. Se nuk ka dhe sens, të mbjellës 1 mln pemë duhen me dhjetëra e qindra hektarë dhe vetëm ato nuk fshihen, e sot fatmirësisht ka teknologji që numëron jo pemën, por kallirin e grurit. Po pse thotë ky 1 mln, se do të vjedhë me qindra mijëra herë me fidanët, se ndan paratë me fidanishtet. Po a ka qeveritar më të shpifur se ky, që vepron në këtë mënyrë. 

Po si mundet në këtë mënyrë. 

Ka ardhur këtu ky i KESH-it, ka ardhur ky. Nuk ka vend në botë, në asnjë vend, askund njerëzit nuk burgosen për çështje civile.

Së dyti; nuk ka vend në botë që i pret dritat atij që nuk mundet ti paguajë, jo. Qeveria është e detyruar të ja paguajë, kudo. Këto janë dy rregulla, dy ligje. Kurse ky bashkë me Edi Ramën dhe të tjerë, burgosën në 1 vit, 38 mijë shqiptarë, për faturat. Por nuk ka pushtues që do të bënte këtë. 

Po pse? Sepse pushtuesit janë të detyruar të zbatojnë një konventë për çështjet civile dhe ata nuk mund ta shndërrojnë në çështje penale, çështjen civile. Ky është rivali që ka ardhur nga skutat e mafias dhe do të vijë tek ju tani për të kërkuar votën. Sigurisht ai vjen me xhepa plot, se ka vjedhur, por çdo njeri ta dijë; se ajo votë sot, për atë dhe çdo shqiptar është më e paçmuar se kurrë. Se me atë votë ai mbron të ardhmen, ndryshimin se ato para që i ofrohen, janë para të vjedhura nga ai hajdut që vjen të blejë votën. 

Se vetëm energjia, edhe ajo e shndërruar në një dënim për ju.

Dy vitet e kaluara ne kishim një prodhim prej 9 miliardë kilovat orë, falë HEC-eve të reja që janë ndërtuar. Pra në kishim prodhim 2 miliardë kilovat ore më shumë se sa konsumojmë. Normalisht duhej të ulej çmimi i konsumatorëve, çmimi për bizneset. Jo që nuk ndodhën, por bizneseve iu rrit çmimi në 215 lekë. 

Çfarë ndodh? Zbrasin digat gjithë verën. Ua shesin sekserëve të tyre, kompanive seksere në Shqipëri. Ato i shesin në bursë, këtu i blejnë nga qeveria dhe qeveritarët me 30 euro kilovatin, e shesin në bursë me 150 euro dhe bëhen milionerë e miliarderë brenda muajit me pasuritë tuaja. 

E njëjta gjë ndodh me çmimet. U rritën çmimet. 520 mln euro taksa u mblodhën më shumë. Ku u morën ato? Të gjitha në xhepat tuaj, portofolet tuaj, qindarkë për qindarkë nga portofolet tuaja që blinin naftën, qumështin, djathin, orizin dhe sheqerin më shtrenjt, të gjitha. 

Çdo qeveri e vërtetë ua kthej ato para qytetarëve, se e dinte që ua ka marrë qytetarëve nga portofoli. 

Qeveria e Kosovës ua shtoi pensionistëve 100 euro, u shtoi studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro, ndihmën ekonomike e dyfishoi se të gjitha ata ishin krijuar nga çmimet më të larta, nga spekulimi. 

Ku i çoi ky? Me një vendim të posaçëm të parlamentit i çoi në rrugët anësore Lekaj-Fier, se aty do të vidhte 80% të këtyre parave. Kjo është e vërteta. A mund të vazhdojmë ne më kështu. Nëse vazhdojmë kështu, ne jemi përgjegjës para vetes dhe këtij vendi. Ne bëhemi soditës të rrënimit, shpopullimit, shkretimit të këtij vendi. 

Ky është i kapur fund e krye. 

Shqipëria, ekonomia e saj, pakësohet çdo ditë. Biznesve ua dyfishoi taksat, ua trefishoi energjinë. Bizneset falimentojnë njëra pas tjetrës. Me 14 maj votohet për një filozofi tjetër, për filozofinë e përgjysmimit të taksave, e dyfishimit të bizneseve, të punësimit.

A ekziston fshati për këtë njeri, a ekziston fermeri për këtë qeveri. 

Çfarë keni dëgjuar ju nga ministria e Bujqësisë deri më sot, se unë i ndjek. Dy gjëra, akadaminë e barinjve dhe ullinjtë bëtë gabim që i mbollët. Ullinjtë gabim që i mbollët. Ulliri që shkon në shekuj dhe që çdo njeri e lë trashëgimini brez pas brezi, qenka gabim për tu mbjellë. Por duhet të kesh injorancën sa ka gjethe ulliri të shprehesh në këtë mënyrë.

Sigurisht ulliri, lopa, foragjeret, vaditja, prodhimi, do subvencion, në bujqësi do subvencion. Kurse ky praktikon absolutisht qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Shikoni nuk ka vend në botë që të vendosë TVSH në shitje dhe zero në blerje. Çdo përpunuesi i leverdisë të marrë mallra importi dhe të mos blejë mallrat e fermerëve të Peqinit, ndërkohë kur ligji e detyron TVSH në blerje dhe shitje dhe të barabartë.

Çfarë ndodh, cilat janë subvencionet. 

Subvencionet për bujqësinë në Shqipëri janë më pak se 1/6 e subvecioneve për bujqësinë në Kosovë. Në Kosovë, çdo hektar grurë subvencionohet me 400 euro, në tre aspekte; sipërfaqja, imputet bujqësore dhe prodhimi në kilogram. Arrin në 400 euro.

Çdo hektarë sera në Kosovë subvencionohet me 1000 euro. Çdo hektarë zarzavate të mbjella subvencionhet me 500 euro. Çdo bletë, dele, dhi apo derr subvencionohet me 25 euro. Çdo lopë me 90 euro. Kosova sa e ka buxhetin thoni ju, gjysmën e e buxhetit të Shqipërisë. Por qeveria në Maqedoni, se i ka më të larta se këto që ju thashë unë, nuk vjedhin në këtë mënyrë. Nukndërtojmë me 24 mln euro, rrugë anësore me 7.2 milion euro km, nuk ndërtojnë shkolla me 6 mln euro, nuk shpallin se kemi mbjellë 1 mln pemë. Nuk imagjinojnë para qytetarëve që të vjedhin në këtë mënyrë. 

Çfarë u jepet fermerëve më thoni ju mua. Futet qumështi pluhur nga Serbia në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe fabrikat e qumështit punojnë me qumësht pluhur, dhe fermerët therin lopët, delet dhe dhitë dhe pakësuar në mënyrë katastrofale prodhimi i përgjithshëm. Në 644 mijë krerë të imta dhe gjedhe ka rënë numri i tyre nga 2018 deri më sot. Ku shkojmë ne kështu?

Ne kemi kushtet më të shkëlqyera dhe nuk ka vend të zhvilluar pa bujqësi të zhvilluar. Duhet ta heqim nga mendja këtë.

A duam të rrimë siç ishim e të kthehemi mbrapa, po. Por nëse duhet të zhvillohemi duhet të kemi fshat të zhvilluar, bujqësi të zhvilluar. Ajo është një shtyllë e fuqishme e ekonomisë, kurse sot varemi nga importi çdo muaj e më shumë. 

Atëherë çdo fermer duhet të bashkohet në këtë betejë tonë, për veten e tij, fermën e tij, që fëmijët e tij të mos shkojnë të punojnë si argatë, në fermat e të tjerëve, por të punojnë në fermën e tyre në Shqipëri, ta begatojnë atë çdo ditë e më shumë.

Besoj se koha thërret ndërgjegjen e çdo shqiptari. Të bëjmë këtë fushatë, një fushatë në të cilën të bindim çdo shqiptar për ti dalë zot këtij vendi.

Të bashkohemi për ndryshimin, për të rikthyer shpresën në këtë vend, të bashkohemi për ti shprehur besimin Shqipërisë, njëri-tjetrit dhe të ardhmes tonë.

Rroftë Peqini, rroftë Shqipëria! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco