Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban është në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës

Meta: Plani i Këlliçit për transformimin e transportit urban është në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës

21:39, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin mbi trafikun e rënduar rrugor që ndikon në përkeqësimin e shëndetit te njerëzit.

Duke iu referuar një studimi, Meta shprehet optimist sa i takon planit të kandidatit të Berishës për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi për transformimin e transportit urban në kryeqytet.

REAGIMI I METES

Studimet më të fundit të publikuara në revistat prestigjoze amerikane provojnë që zhurma e trafikut shkakton tension të lartë të gjakut, sidomos kur ai shoqërohet edhe nga ajri i ndotur.

Tirana fatkeqësisht i ka të dyja, edhe zhurmat e trafikut, edhe ajrin e ndotur.

Ndaj plani i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Belind Këlliçi për transformimin rrënjësor të transportit urban është përgjigja më e fortë në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Tiranës.

Këto do t’i bëjmë realitet pas 14 Majit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco