Këlliçi prezanton programin për taksat dhe tarifat/ Elinda Saraçi: Biznesi nuk ka një derë ku të trokasë

Këlliçi prezanton programin për taksat dhe tarifat/ Elinda Saraçi: Biznesi nuk ka një derë ku të trokasë

19:33, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ka prezantuar programin për taksat dhe tarifat për biznesin e vogël.

Elinda Saraçi, avokate, pjesë e kësaj tryeze, u shpreh se biznesi nuk ka një derë ku të trokasë, teksa theksoi se edhe artizanati është lënë pas dore në Shqipëri dhe po humbet një vlerë e çmuar e trashëgimisë tonë.

“Në institucione zgjidhen vetëm problemet e atyre që kishin një lidhje me pushtetin ose kryetarin e Bashkisë.

Taksa e infrastructures araimore, unë e paguaj 2 herë dhe si familje dhe si biznes. Taksa e pastrimit, asnjëherë bashkia nuk e ka pastruar asnjëherë.

Kosova ka Oda të cilat i ka shumë të rregullta dhe përfaqësojnë biznesin. Dhomat e tregtisë këtu nuk përfaqësohen fare nga persona të biznesit.

Anëtarësim i detyrueshëm pranë dhomës së tregtisë ështē taksa e re që do i shtohet bizneseve, por se çfarë përfitojmë nuk thuhet.

Duam të dimë se sa nga fondet shkojnë për të rinjtë që duan të hapin biznes të ri pasi nuk ka transparencë. 

Artizanati është lënë pasdore dhe në Shqipëri po humbet. Ndaj duhet një plan më i qartë se çfarë do të ndodhë me ta” u shpreh avokatja Saraçi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco