Këlliçi sfidon kritikët: Ja qytetet ku transporti publik është plotësisht ose pjesërisht falas

Këlliçi sfidon kritikët: Ja qytetet ku transporti publik është plotësisht ose pjesërisht falas

22:02, 26/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka sfiduar kritikët e tij, pas deklaratës se do të bëjë transportin urban falas brenda kryeqytetit.

Deklarata e djeshme e Këlliçit është komentuar gjerësisht në mjedisin politik.

Mbrëmjen e sotme, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Belind Këlliçi ka publikuar edhe një hartë të qyteteve ku transporti publik është falas ose pjesërisht falas.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Kjo është harta e qyteteve ku transporti publik është plotësisht ose pjesërisht falas.

Së shpejti edhe Tirana do bëhet pjesë e kësaj harte, duke e bërë transportin falas. Një veprim i tillë do të nxisë më shumë qytetarë që të heqin dorë nga qarkullimi me makina duke ulur trafikun e ngarkuar në rrugë, mbrojtur ambjentin e shëndetin si dhe duke kursyer kohë e para për qytetarët.

#TransportiPublik #ModernDheFalas #BelindKëlliçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco