Vizita zyrtare pas marrëveshjes në Ohër/ Kryeministri Kurti sot në Tiranë, ja me kë do takohet

Vizita zyrtare pas marrëveshjes në Ohër/ Kryeministri Kurti sot në Tiranë, ja me kë do takohet

07:55, 26/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton sot Tiranën, disa ditë pas marrëveshjes në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas axhendës, Kurti do të zhvillojë takime me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën si dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Me Nikollën pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë në orën 11:30. Mediat kosovare raportojnë se në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet i Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk është firmosur një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër, kanë arritur marrëveshje për të zbatuar propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco