Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën e Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë viziton Luginën e Preshevës

22:08, 24/03/2023
A+ Aa A-

Një delegacion i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptare i kryesuar nga Presidenti i (KASH) z. Besnik Mustafaj – ish Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, zhvilloi një vizite pune në Luginën e Preshevës, në Medvegje, Presheve dhe Bujanovc.

Delegacioni u takua dhe zhvilloi bisedime me z. Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, si dhe përfaqesuesit politikë dhe drejtuesit e institucioneve vendore të Luginës, znj. Ardita Sinani, z. Shqipërim Arifi, z. Ragmi Mustafa, Kryetarin e Keshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës së Presheves z. Ragmi Mustafi, z. Arben Ferhati, etj.

KASH u informua nga mikëpritesit për sfidat dhe problematikat shumë tē vështira, nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët e Luginës, duke filluar me zbatimin absurd dhe diskriminues të ligjit për pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe burokracirat e panumërta për njohjen e atyre të Shqipërisë, diskriminimin në punësimet në institucionet shtetërore në favor të serbëve, mungesën e vëmendjes dhe investimeve shtetërore, zhvendosjen e gjykatës nga Presheva, etj.

Të gjitha këto kanë sjellë një diskriminim dhe dhunë raciale apo etnike, vecanërisht ndaj pakicës shqiptare që jeton në trojet e veta, të pashembullt edhe për vete Serbinë, dhe një spastrim etnik modern, sikundër evidentohet edhe nga raporti i fundit i Departamantit Amerikan të Shtetit (DASH) dhe në raportet e studimet e Komitetit të Helsinkit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Luginës parashtruan edhe një sërë kërkesash dhe verejtjesh ndaj qeverive të Republikës së Shqiperisë dhe të Kosovës. Ata kërkuan më shumë vëmendje, sensibilizim të situates së tyre, trajtim reciprok të të drejtave të tyre me ato të serbëve në Kosovë, përfshirjen e problematikës së shqiptarëve të Luginës në bisedimet Kosovë – Serbi, krijimin e një fondi kombëtar solidariteti të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për investime në Luginë, hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bujanovc.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u shpreh se i aprovonte dhe e mirëkuptonte përshkrimin e gjëndjes dhe kërkesat e përfaqesuesve të Luginës, se gjendja e vështirë vërehej qartazi në terren, dhe premtoi se do të angazhohet më të gjitha kapacitetet e veta për të sensibilizuar kancelaritë perendimore dhe qëndrat më të rendësishme të vendimmarrjeve, por edhe qeveritë e Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për më shumë vëmendje në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut, të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për shtimin e investimeve që do të ndërpriste sado pak hemorragjine e largimit të planifikuar të shqiptarëve nga Lugina, apo sic e ka vleresuar DASH ’’spastrimin modern etnik’’ të Luginës prej shqiptarëve.

KASH shfrytëzon rastin të falënderojë Dr. Dergut Aliun, z. Marco Salihu dhe z. Fadil Selmani, anëtarë të Bordit Këshillimor, nga Lugina e Preshevës, për ndihmën e tyre të çmuar në realizimin e kësaj vizite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco