Ledina Alolli nga fshatrat e Korçës: Votuesve do ju rikthehet dinjiteti i humbur

Ledina Alolli nga fshatrat e Korçës: Votuesve do ju rikthehet dinjiteti i humbur

21:41, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kandidatja e opozitës për kryetare bashkie në Korçë nga koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli, vazhdon takimet e përditshme me qytetarët.

Alolli teksa ka përfunduar takimet disa ditore në fshatin Goskovë e Sipërme dhe e Poshtme në njësinë administrative Voskop, ka ndarë problematikat kryesore që i shqetësojnë banorët e zonës siç është mungesa e ujit të pijshëm apo mungesa e infrastrukturës.

Kandidatja e opozitës ka pasqyruar situatën katastrofike me të cilën përballen banorët e Bashkisë Korçë, çdo ditë teksa është zotuar se votuesve do ju rikthehet dinjiteti i humbur. 

Alolli premtoi se qytetarët do të jenë në qendër të programit të saj qeverisës teksa u shpreh se korçarët do reagojnë ndaj keqmenaxhimit disa vjeçar të Bashkisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco