SYRI TV/ PL, tryezë për çështjet sociale, Meta: Shifra alarmante të rasteve të dhunës

13:54, 24/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë tryezës ‘’Bashkë kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri’’, ka thënë se shoqëria shqiptare është tronditur në mënyrë sistematike nga ky fenomen. Meta theksoi se shifrat alarmante të dhunës, tregojnë dështimin e institucioneve publike. Gjatë kësaj tryeze janë prezantuar disa nga pikat e planit të kësaj force politike kundër dhunës.

Nga SYRI TV

Politika më konkrete dhe efikase kundër dhunës në familje dhe ashpërsimi i dënimit për personat që ushtrojnë dhunë, këto kanë qenë disa nga çështjet që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka renditur si domosdoshmëri nisur nga ky fenomen i cili ka tronditur familjen shqiptare ku gra e vajza kanë rënë pre e dhunës.

Gjatë tryezës për çështjet sociale me temë ‘’Bashkë kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri, kreu i PL ka sjellë disa statistika të frikshme ku gjatë vitit 2022 janë shënuar 3771 raste dhune, ndërsa për periudhën janar-mars 2023, 667 raste, të cilat sipas Metës kanë dëshmuar dështimin e shtetit ligjor.

Familja shqiptare, sipas kreut të PL, Ilir Metës, është goditur në palcë, pasi dhuna vijon të rritet dhe për këtë ne do të ofrojmë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e grave dhe vajzave si dhe integrimin e tyre pas urdhrit të mbrojtjes.

Domosdoshmëri, sipas Metës, është ndëshkimi dhe ashpërsimi i masave për dhunuesit dhe ku do të ofrohet një model i ri edukimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco