Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

INTERVISTA/ Sonila Meço: Shqipëria duhet të quhet 'Republika e Gjobave' sepse mungon drejtësia!

INTERVISTA/ Sonila Meço: Shqipëria duhet të quhet 'Republika e Gjobave' sepse mungon drejtësia!

11:09, 24/03/2023
A+ Aa A-

“Mungesa e drejtësisë në vend do të prodhojë të gjitha format e shfaqjes së shtetit dhe të shoqërisë mafioze, shpeshherë”

“Ata gazetarë, që vënë gjoba sot, shikoji pak si janë në qëndrimet tyre publike, janë pro qeverisë, apo kundra qeverisë?!”

 

Intervistë me Sonila Meçon, gazetaren dhe autoren e emisionit “Task Force” në SYRI TV, pas publikimit të skandaleve më të fundit, blerjes së mediave nga qeveria dhe zbulimit të shantazhit të një gazetari të “Report TV” ndaj politikanëve dhe biznesmenëve për përfitime financiare të medias ku punon si dhe personale. I ftuar në studio ishte edhe analisti nga Kosova, z. Milaim Zeka, për këtë çështje që që ndezi debat dhe u moderua nga Flavio Qarri dhe Ola Bregu.

Kafe Shqeto: Sonila, si ndihesh kur dëgjon të tilla lajme?

Sonila Meço: Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që përfundimisht, Shqipëria duhet të quhet “Republika e Gjobave”. Në këtë vend ka një inflacion gjobash. Gjobash vë qeveria, gjoba vë bashkia, gjoba vë gazetaria, gjoba vë administrata, kështu që përfundimisht, jemi republikë e gjobave. Jo se nuk e dinim që kjo ekzistonte, askush nuk mund të bëjë të paditurit dhe të mahnitet “uh, pse kështu ndodh”, po ndodh edhe më keq se kaq dhe është reflektim i asaj që vazhdon ta them dhe e kam mbrojtur gjithmonë: mungesa e drejtësisë në vend do të prodhojë të gjitha format e shfaqjes së shtetit dhe të shoqërisë mafioze, shpeshherë.

Kafe Shqeto: Si u ndjeve nga shifrat dhe a është ky një moment kthese për komunitetin tonë (të gazetarëve)? Ndoshta duhet t’i etiketojmë edhe ata që janë gjobaxhinj?

Sonila Meço: Ka një problem këtu, sepse është një linjë, e cila duhet kaluar me shumë kujdes, me shumë mençuri, pa naivitet dhe natyrisht me një lloj sensi idealizmi, pavarësisht se ngjan pak patetike. Pse e them këtë?! Kam parasysh raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përvijoi edhe raporte të Reporterëve pa Kufi apo dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, mbikqyrëse të raporteve të medias me publikun dhe të raporteve të medias me pushtetin qendror. Pse them se duhet trajtuar me kujdes?! Atë që tha Milaimi do ta ndjek pak, se është e drejtë.

Të shohësh një pjesë gazetarësh, të cilët dhe nga publikimet, nga rrjedhja e listë-pagave, rezultonin me paga të jashtëzakonshme, të marra nga institucione private apo ente private, përgjithësisht janë gazetarë që kanë mbrojtur …jo përgjithësisht, po 99% në mos 100%, mbrojnë linjën qeveritare. Pra, dukshëm janë, le të themi, janë një “altoparlant” në përpjekjen propagandistike qeveritare dhe të pushtetit qendror.

Në momentin që ne e ndërtojmë narrativën që gazetaria është, si të themi, prodhuesja e presionit, e dhunës, e cila shfaqet më pas në formën e gjobave apo çfarëdolloj persekutimi që mund të vijë, automatikisht kjo i jep Kryeministrit, kryebashkiakëve apo atyre që drejtojnë, njerëzve  lart, alibinë e fortë që shikoni, është vështirë për ne të qeverisim në një vend  ku janë bizneset, media ato që prodhojnë këtë “filozofinë” e gjobvënies. Kështu, që jemi ne nën presionin e mafias (!!!) dhe jo e kundërta! Kur në fakt, po të shikosh pikërisht këtë narrativë të gazetarëve, të portaleve, të televizioneve, të programeve të veçanta siç thotë Milaimi që ushtrojnë presione të tilla, që kanë mundësinë t’i shkojnë në mënyrë tangentciale, drejtësisë …

Kafe Shqeto: Pati një fund të tillë akoma më absurd, edhe emisioni “Top Story”, ku vetë televizioni e akuzoi për gjobëvënie dhe pastaj emisioni, akuzoi televizionin për gjobëvënie…

Sonila Meço: Por….

Milaim Zeka: Po nuk ndodh kurrgjë në Shqipëri, nuk ndodh! Prandaj tallet Edi Rama me ne, prandaj Edi Rama na quan “kazan”, prandaj Edi Rama e kap Blendi Fevziun për veshi në studio atje, si me qenë fëmijë i klasës së parë, prandaj Edi Rama e Fatos Nano, iksi e ypsiloni i thotë X moderatorit “hë more, qen bir qeni”. E kam dëgjuar vetë në tavolinë duke i thënë “ e di unë kush je”, “e di nga i merr lekët”; kjo “Prapaskena”, për informacionin tuaj.

Sonila Meço: Epo pse nuk vepron drejtësia, Milaim, pse nuk vepron kur e di Kryeministri?

Milaim Zeka: Se s’ka! Shumë drejt e ke. Po të kishte drejtësi, sigurisht që këta gazetarë do të ishin në burg.

Sonila Meço: Jo vetëm aq, por ky “mirëkuptim”, se po e them me shumë delikatesë, midis Kryeministrit që i di këto gjëra dhe gazetarëve që vazhdojnë t’i bëjnë…

Milaim Zeka: Ti je më e kujdesshme, Sonila.

Sonila Meço: Jam e kujdesshme se jam mes kolegësh, Milaim. E di pse jam e kujdesshme unë?! Se me atë që ndodh, e ka shumë të lehtë opinioni publik të thotë “edhe ti Sonila, në emisionin tënd, me siguri vendos gjobat e tua”. Prandaj jam e kujdesshme dhe dua të them që ata gazetarë, që vënë gjoba sot, shikoji pak si janë në qëndrimet tyre publike, janë pro qeverisë, apo kundra qeverisë?!/ ar.sh/SYRI.NET

Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV si edhe gjykimin e z. Milaim Zeka: : Edi Rama, mbi bazën e informacioneve që ka për disa gazetarë të fuqishëm, i shantazhon!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco