FOTO/ Periferia e Durrësit si në mesjetë, Igli Cara: Baltë në dimër, pluhur në verë!

FOTO/ Periferia e Durrësit si në mesjetë, Igli Cara: Baltë në dimër, pluhur në verë!

17:32, 23/03/2023
A+ Aa A-

Lagje të tëra të qytetit të Durrësit janë të braktisura nga pushteti qendror dhe ai lokal. 

Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" në Durrës, Igli Cara ka publikuar në rrjetet sociale një imazh tronditës nga një lagje e bashkisë Durrës. 

Kushte mesjetare, baltë, rrugë me gropa dhe mungesë shërbimesh elementare për banorët është tabloja që të ofron  periferia e qytetit bregdetar. 

Postimi
Në mes të baltës në dimër dhe pluhurit në verë. Larg gjelbërimit dhe pa asnjë hapësirë të dedikuar. Nuk është një zgjedhje, po përditshmëria e baltosur e fëmijëve, që jetojnë në periferi të qytetit! Atje ku jetesa kushtëzohet nga mungesa e shërbimeve dhe indiferenca e Bashkisë së Durrësit. E ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të mbetet peng i Bashkisë së Durrësit! Bashkë fitojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco