Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Tedi Blushi: Në vizitën e tij në Britani, Rama duhet t’ju kërkonte falje të rinjve që i largoi nga vendi

Tedi Blushi: Në vizitën e tij në Britani, Rama duhet t’ju kërkonte falje të rinjve që i largoi nga vendi

17:26, 23/03/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me takimin e këtij të fundit me Rishi Sunak në Angli, teksa thekson se ajo çfarë duhet të bënte Rama në këtë rast është t’ju kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve shqiptarë në Britani të cilët rrezikuan jetën duke kaluar Tunelin e La Manshit me gomone.

"Sot në Britaninë e Madhe, Edi Rama duhet të ulte kokën dhe t'u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

Sot ai duhet t'u kërkonte ndjesë prindërve, që me politikat e tij kundër të rinjve, i ndau nga fëmijët e tyre.

Edi Rama dhe Qeveria e tij janë shkaktarët kryesorë të humbjes së perspektivës të të rinjve sepse nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në Shqipëri, për t’u punësuar dhe kualifikuar, për t’u ndjerë të sigurt dhe për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Edi Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë!

Asnjë vend tjetër europian nuk ekziston në 10 vendet e para të botes për kërkim azili të paligjshëm.

Fatkeqësisht, vetëm për faj të Edi Ramës, këtij shpresëvrasësi të të rinjve shqiptarë, Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke lënë pas vetëm vende, që janë në konflikte civile dhe luftëra!

14 Maji është dita më e afërt për ta ndëshkuar!"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco