Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Nuri: Celibashi ka shkelur ligjin! PD kërkoi pezullimin e vendimit të KAS deri sa të shprehej Kolegji

16:46, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Franci Nuri ka folur për betejën në KAS dhe argumentat mbi të cilin u dha vendimi i fundit kundër PD.

Nuri u shpreh se komisioneri Celibashi ka shkelur ligjin në rastin duke vijuar me regjistrimin e subjektit me nënkryetarin Alibeaj dhe se PD ka kërkuar pezullimin e kësaj vendimmarrje derisa Kolegji të shprehet.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, Vendimmarrja e KAS i ka shkaktuar dëm PD dhe ne i kërkojmë pezullimin që ky dëm të mos vazhdonte deri në momentin që të shprehej Kolegji Zgjedhor, pasi jo çdo vendimmarrje e KAS është fjala e fundit e së drejtës dhe e ligjit.

Nuri: Kemi gjykuar se komisioneri Celibashi ka shkelur ligjin në rastin duke vijuar me regjistrimin e subjektit me nënkryetarin Alibeaj. Ne kemi kërkuar pezullimin e kësaj vendimmarrje derisa Kolegji të shprehet. Nuk e ka gjykuar kështu as zoti Celibashi por edhe KAS sot vijoi të konfirmonte që nga KQZ nuk do të kishte ndryshim pozicioni, duke i qëndruar vendimit të mëparshëm të javës së parë i cili vendosi të regjistrojë subjektin PD me nënkryetar Alibeaj.

Ne këtë gjë e kemi ankimuar në Kolegj Zgjedhor dhe sot jemi informuar zyrtarisht që kjo çështje do të shqyrtohet ditën e hënë në 27 mars.

Argumenti jonë kryesor është se në asnjë pikë të ligjit për zgjedhjet pra në Kodin Zgjedhor nuk parashikohet që vendimet e KAS të jenë të formës së prerë. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë vendime të formës së prerë. Kërkuam pezullimin e zbatimit të vendimit të KAS deri në vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor.

Vendimmarrja e KAS i ka shkaktuar dëm PD dhe ne i kërkojmë pezullimin që ky dëm të mos vazhdonte deri në momentin që të shprehej Kolegji Zgjedhor. Bazuar mbi në fakt dhe argument që jo çdo vendimmarrje e KAS është fjala e fundit e së drejtës dhe e ligjit, dhe para dy ditësh në vendimin e fundit Kolegji Zgjedhor mbi një subjekt zgjedhor e ka hedhur poshtë vendimin e KAS.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco