SYRI TV/ Opozita kërkon mocion për raportin e DASH, mazhoranca refuzon ndryshimin e rendit të ditës

12:25, 23/03/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca socialiste ka refuzuar të përfshijë në rendin e ditës, mocionin për debat të kërkuar nga opozita lidhur me raportin kritik të Departamentit Amerikan të Shtetit. Deputetët demokratë Luçiano Boçi dhe Oerd  Bylykbashi argumentuan kërkesën duke u ndalur në disa nga gjetjet më të rënda të këtij raporti, që nga dhunimi dhe blerja e medias, koncensionet, dhunimi i zgjedhjeve apo kapja e sistemit të drejtësisë. Por shumica në Kuvend e refuzoi debatin duke thënë se për këtë çështje do të vendosej 3 ditë pas depozitimit të kërkesës

SYRI TV

Raporti tejet kritik i Departamentit Amerikan të Shtetit është debatuar që në nisje të seancës plenare nga deputetët e opozitës dhe të mazhorancës. Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen si pikë e parë të një mocioni me debat për raportin e DASH. Kërkesa u argumentua nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili u ndal tek gjendja e medias së lirë, blerja e saj nga mafia e inceneratorëve dhe kapja e sistemit të drejtësisë.

Boçi: "Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti që raporti i DASH është një nga raportet më të rënda; ju do të thoni që raportet janë të përvitshme, por si kësaj here, rëndesa nuk ka qenë kurrë. Tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote, theksi i raportit vihet te gjendja e lirisë së medias dhe kapja e sistemit të drejtësisë. Situata është ajo që pasqyron ky raport dhe nuk keni ku fshiheni. Gjyqësori i kapur nga qeveria, sikurse ulëritëse është gjendja e korrupsionit  e lidhur ngushtë me inceneratorët. Raporti përcakton 273 mln euro nga inceneratorët".

Gjatë fjalës së tij, Luçiano Boçi u ndal edhe tek sekuestrimi i “Prestige Resort”, të cilin e konsideroi si shfaqje absurde dhe luftë e Ramës ndaj medias së lirë. Pas Boçit reagoi kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla, i cili pretendoi se nuk ka kërkesë për mocion për debat.

Balla: “Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston.”

Pretendimet e Ballës u hodhën poshtë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili renditi disa nga gjetjet më të rëndë të këtij raporti.

“Dhunimi i lirisë së medias, koncesionet skandaloze, dhunimi i zgjedhjeve, etj. Ka çështje më prioritare se kaq?! Në kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në lidhje me raportin e DASH. Sot s’ka asgjë tjetër përveçse rikonfirmim të asaj që kemi thënë ne edhe nga raportet ndërkombëtare. Ky Kuvend këtu është vetëm një vulosës i shkeljeve”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e rrëzoi kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës ndërsa për mocionin tha se do të vendosej brenda 3 ditësh.  

“Më parë sillni kërkesën për mocionin me debat sepse kërkesa është vetëm për ndryshim rendi të ditës. Konform nenit 98 ju duhet të sillni kërkesën për mocionin me debat dhe unë për 3 ditë do ta mbledh Konferencën e Kryetarëve për ta vendosur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i vertete23/03/2023 13:50

Tani jam plotesisht 100% i bindur qe gjithmone kane ekzistuar, ekzistojne dhe do te ekzistojne dy SHBA dhe dy BE. Nje SHBA dhe BE komunisto-marksiste e perfaqesuar nga Partia Demokratike Amerikane dhe Partite e Majta Evropiane dhe nje SHBA konservatore-antikomuniste e perfaqesuar nga Partia Republikane Amerikane (GOP) dhe Partite e Djathta Evropiane. Prandaj edhe regjimi komunist e Enver Hoxhes dhe regjimet e tjera komuniste ne Evrope dhe ne Bote nuk binin dhe mbijetonin. Kjo per shkak te ndryshimit te pushteteve politike ne SHBA dhe ne BE. Sapo pergatitej plani per rrezimin e ketyre regjimeve nga njeri krah antikomunist ne SHBA dhe BE, ndryshoheshin qeverite dhe vinin ne pushtet te majtet qe ishin te interesuar ne mbajtjen e regjimeve diktatoriale komuniste ne Shqiperi, Evrope dhe ne Bote!! Kjo po vertetohet dhe po provohet me fakte edhe sot. Shembulli me tipik eshte Shqiperia! Sot me keto skandale qeveritare, me kete nivel korrupsioni e kriminaliteti, me kete regjim narko-mafioz kur te gjitha raportet e DASH dhe te Organizmave Nderkombetare per Lirite e Njeriut dhe te Mediave e nxine sterr qeverine e nje vendi antar te NATO, cdo qeveri ne boten demokratike nuk do t'i kishte mbushur 24 ore ne pushtet, eshte vete Qeveria Komunisto-Sorosiane Amerikane qe po e mban ne kembe me thonj te gjakosur nga trupi lebroz i shqiptareve te mjere, kete sekt krimanl dhe mafioy nga me te rrezikshmit ne bote!! Cilen SHBA te besojne shqiptaret????!!!! Ate qe perfaqeson Raporti i DASH apo ate qe perfaqeson Ambasada e SHBA ne Tirane???!!!! Cilen???!!!!

Shto koment

Denonco