Kryebashkiaku i PS mban ligjëratë në xhami/ PD Kavajë: Fyerje e rëndë ndaj besimit tonë për disa vota

Kryebashkiaku i PS mban ligjëratë në xhami/ PD Kavajë: Fyerje e rëndë ndaj besimit tonë për disa vota

12:24, 23/03/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike Dega Kavajës ka denoncuar kryebashkiakun Redjan Krali i cili ka kryer aktin më të shëmtuar ndaj besimtarëve myslimanë, duke mbajtur ligjërata politike në shtëpinë e zotit, çka është krejtësisht e ndaluar brenda ambienteve të një Xhamie.

‘Kjo fyerje e rëndë ndaj besimit tonë është një tregues i pahijshëm i përdorimit të fesë për qëllime politike. Kishim dëgjuar për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale, por kurrë nuk e kishim menduar se do arrinim deri pikën e shëmtuar të dhunimit të besimit fetar, vetëm për disa vota më shumë në kutitë e votimit’, shkruan PD Kavajë në Facebook.

Denoncimi i Partisë Demokratike Dega Kavajë:

“Prifti” që kërkon të bëhet “Hoxhë”, vetëm për vota!

Kryetari në ikje i bashkisë së falimentuar ka kryer aktin më të shëmtuar ndaj besimtarëve muslimanë, duke mbajtur ligjërata politike në shtëpinë e zotit, çka është krejtësisht e ndaluar brenda ambienteve të një Xhamie.

Kjo fyerje e rëndë ndaj besimit tonë është një tregues i pahijshëm i përdorimit të fesë për qëllime politike.

Kishim dëgjuar për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale, por kurrë nuk e kishim menduar se do arrinim deri pikën e shëmtuar të dhunimit të besimit fetar, vetëm për disa vota më shumë në kutitë e votimit.

Ky individ, që e ka treguar se nuk ka aspak lidhje me politikbërjen, duhet të dalë menjëherë dhe të kërkojë falje publike për këtë gjest të paprecedentë në 33 vite të demokracisë dhe lirisë së besimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco