SYRI TV/ Belind Këlliçi takon të rinjtë në Tiranë: 14 Maji, garë për të ardhmen, jo për logo

12:13, 23/03/2023
A+ Aa A-

Kandidati  i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, takoi këtë të enjte të rinjtë dhe studentët  në kryeqytet, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre që lidhen kryesisht me transportin publik. Sipas Këlliçit, ky problem do të zgjidhej nëse përdoreshin paratë që shkojnë për një incenerator që nuk ekziston. Ai theksoi se gara e 14 majit nuk është për flamur e logo, por për të ardhmen e vendit

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim të rinj nga zona e Devollit, të cilët banojnë në Tiranë. Transporti urban ishte një nga çështjet kryesore që ngritën studentët si shqetësim në jetesën e tyre të përditshme në kryeqytet. Për Këllçin, për ta zgjidhur problemin e transportit, mjaftojnë paratë që shkojnë për trajtimin e mbetjeve urbane në Sharrë, ku inceneratori nuk ekziston.

Teksa u ndal tek zgjedhjet e 14 majit, Këlliçi theksoi se gara nuk është për logo apo flamur, por për të ardhmen e vendit.

Duke e ngritur largimin e të rinjve si shqetësim kryesor gjatë bashkëbisedimit, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës tha se me ritmet aktuale të largimit të të rinjve, shteti do të shkojë në faliment.

Në takim me studentët dhe të rinjtë, ishin dhe deputeti Bledion Nallbati dhe kandidati i opozitës për bashkinë e Devollit, Elvis Hajdërlli. Ata u bën thirrje të rinjve që të bashkohen me opozitën për të sjellë ndryshimin në vend

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco