Rama në Britani e cilëson 'të turpshme', gjuhën e ministres Braverman për emigrantët shqiptarë

Rama në Britani e cilëson 'të turpshme', gjuhën e ministres Braverman për emigrantët shqiptarë

10:46, 23/03/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Brendshme britanike Suella Braverman është kritikuar ashpër nga kryeministri shqiptar për gjuhën e “turpshme” që ka përdorur për këtë vend, njofton HuffingtonPost.

Edi Rama viziton Londrën dhe sot do të takohet me Rishi Sunak në Downing Street, njoftojnë mediat britanike. Duke folur për programin Radio Four's Today, Rama tha se marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kishin arritur "në një pikë shumë të ulët" të cilën ai shpresonte ta përmirësonte.

Braverman tha kohë më parë frazën famëkeqe se kishte "pushtim" prej emigrantëve që kalonin Kanalin Anglez me varka të vogla - një referencë në veçanti për shqiptarët.

Rama tha: “Ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë i turpshëm i politikës britanike.

I pyetur nëse e kishte fjalën për  gjuhën e përdorur nga ministrat për vendin e tij, Rama shtoi: “E kam fjalën pikërisht për atë që është folur nga anëtarët e kabinetit, duke filluar nga Sekretarja e Brendshme.

"E kam fjalën saktësisht për atë që rezultoi si veçim i një komuniteti të tërë, që nuk është diçka që bëhet në qytetërimin tonë dhe diçka që nuk e përfaqëson fare Britaninë.“

"Ne nuk e pranojmë këtë përzierje midis disa kriminelëve dhe shqiptarëve, si të tillë. Dhënia e një vule etnike, krimit, është në vetvete një krim.”

Ai tha: “Kjo ka qenë një pikë shumë e ulët në marrëdhëniet tona”. Por Rama tha se ishte “shumë i kënaqur” me kryeministrin Sunak pas një telefonate mes të dyve.

I pyetur për Boris Johnson, kryeministri shqiptar tregoi se e kishte parë paraqitjen e tij përpara komitetit të privilegjeve të mërkurën.

Ai tha: “Me Borisin kishim marrëdhënie të mira. Më vjen shumë keq për të. Do të doja të mos e kishim parë siç e pashë dje një moment vërtet shumë të vështirë për dikë që ka qenë në krye të politikës britanike,” përfundon Huffpost.

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Vizita do të jetë 3 ditore dhe  pritet që në fund të tregohen etapat që do të ndiqen për azilkërkuesit e paligjshëm shqiptarë dhe mënyrën e riatdhesimit të tyre, pas Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.

Në orën 17.00 (16.00 me orën lokale) Rama do të takohet me kryeministrin britanike Rishi Sunak ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë për 60 minuta dhe më pas do të ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Në foks të takimeve do të jetë çështja e emigracionit, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe inovacioni. Gjithashtu në orën 11.00, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim në parlamentin britanik ku do të pritet nga kryetari i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco