Paloka: E gjithë struktura e PD në mbështetje të Belindit, për ta bërë kryetar të bashkisë Tiranë

21:21, 21/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shprehet se e gjithë struktura drejtuese e PD është në mbështetje të kandidatëve të koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", në zgjedhjet e 14 majit. 

"A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv, Paloka tha se Belind Këlliçi do të ketë të gjithë suportin e PD për të fituar bashkinë e Tiranës. 

Ai tha se deputetët e PD të cilët vendosën të garojnë për bashkitë e bënë një gjë të tillë se kanë besim të plotë për të fituar. 

"E gjithë struktura e PD është në funksion të zgjedhjeve dhe kandidatëve. Shtabi që ka Belindi merret me hallet e qytetarëve, mënyra si do zgjidhen, por betejën, luftën do ta bëjë struktura. Ne do të jemi në ballë, aty ku dukemi dhe aty ku nuk dukemi, për ta bërë Belindin kryetar bashkie. Belindi e ka tërësisht mbështetjen dhe ai e ka të qartë. Belindi, Luçiano, deputetët e tjerë që kanë marrë përsipër për të hyrë në këtë garë nuk kanë luajtur mendsh, kanë hyrë sepse kanë besimin e plotë dhe mbështetjen e plotë për të fituar. Askush nuk do të hynte në një garë që do e dinte që mund të humbte", u shpreh Paloka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco